Goditi me thikë 31-vjeçaren, arrestohet i riu në Lushnje

KronikeKryesore
127
0
sample-ad

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin: F.Gj, 17 vjeç, banues në fshatin Fier i Ri, Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Fier i Ri, për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasen D.Ç, 31 vjeçe, banuese në fshatin Fier i Ri, Lushnje. Shtetasja D.Ç ka pësuar dëmtime në fytyrë dhe ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e personelit mjekësor. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale thika që përdori autori.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprat penale “Plagosje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi, mbatja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga Nenet 79/22 dhe 279 të Kodit Penal.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

10 − six =