West Side Family prezantojnë “Komshia”, kënga që do ju shoqërojë gjithë verën

KryesoreShowbizz
158
0
sample-ad

Kanë qenë një nga pionerët e muzikës hip hop në vendin tonë dhe i kishin munguar skenës muzikore shqiptare për një kohë të gjatë. Tashmë West Side Family rikthehet me një këngë të veçantë në stilin e tyre unik, perfekte për ditët e nxehta të verës. Pas këngës “Beso”, padyshim një homazh për të ndjerin Doktor Flori, ku morën dhe pjesë të regjistruara më parë nga ai vetë për ta çuar punën e tij deri në fund, këtë herë dyshja e djemve vjen me “Komshia”. Një realizim shumë simpatik, ku në qendër vendoset pikërisht komshia, një vajzë e bukur pas së cilës Landi dhe Miri rendin. Fillimisht i bëjnë rap, më pak i këndojnë pak më lehtë deri sa më në fund arrijnë ta bëjnë për vete. Një gjë është e sigurtë ama, kjo këngë do të kthehet në hit veror dhe refreni vështirë se do ju hiqet nga mendja.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 + 7 =