Samiti i Sofjes: A do të “lëshojë pe” Spanja ndaj Kosovës?

KryesorePolitike
225
0
sample-ad

Problemet duket se janë në horizont për samitin e Sofjes ku do të takohen përfaqësuesit e vendeve të Bashkimit Europian me përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor. Edhe pse është rënë në dakordësi për tekstin e deklaratës që do të miratohet më 17 maj në Sofje, duket se gjithçka ka ngecur tek pjesëmarrja e shteteve europiane që nuk e njohin Kosovën.

Njëra prej shteteve më kryesore në këtë kategori është padyshim Spanja. Burime pranë Exit.al bëjnë me dije se kryeministri Mariano Rajoy, pavarësisht se do të jetë i pranishëm në darkën e liderëve të BE më 16 maj, nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen në Samit. Kjo nuk është hera e parë që Kosova merr pjesë në këto takime, por është situata e Spanjës më kërkesat për autonomi të Katalonjës që i japin tjetër focus pjesëmarrjes në të njëjtin samit të Kosovës dhe vendit iberik.

Në samitin e zhvilluar nga Bullgaria nuk do të ketë vendimmarrje për hapje negociatash ose pranim shtetesh në BE, por thjesht miratimi i konkluzioneve të samitit të 22-23 marsit në Bruksel për strategjinë e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

19 − six =