Breshëri dëmton bujqësinë në Cakran. Fermerët: Pasojat janë të pallogaritshme!

KronikeKryesore
178
0
sample-ad

Stuhia e breshërit që kaloi pasditen e sotme në zonën e Cakranit, pranë qytetit të Fierit, ka shkaktuar dëme shumë të mëdha jo vetëm në të mbjella kulture bujqësore, por edhe në frutikulturë. Dhjetëra hektarë vreshta, ullishte etj. kanë rënë përtokë, njësh me të.

Fermerëve, vëllezërit Muri dhe Avni Dauti, breshëri u ka bërë dëme afro 7 milionë lekë në vreshta, plot 4 mijë metra katrorë. “Na mori më qafë, kemi kryer shumë shpenzime, na rrafshoi përtokë, na i zhveshi hardhitë. E shtroi 20 cm breshër, i zhveshi hardhitë për tre minuta”, thanë ata për Arbëria Neës.

Stuhia e breshërit ka shkaktuar dëme vetëm tek fermerët e fshatrave Vreshtas dhe Gorishove, me dëmet më të mëdha që janë shkaktuar në frutikulturë. Ata pohojnë se nuk dinë çfarë të bëjnë, ku të shkojnë, ku të ankohen pasi nuk kanë njohuritë e duhura. Fermerët kanë shtuar gjithashtu se dëmet janë të pallogaritshme.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 × 4 =