Shqiptarët në Itali: Të dytët për numër emigrantësh, të fundit për dërgesa drejt atdheut

EkonomiKryesore
165
0
sample-ad

Pas rumunëve, shqiptarët janë grupimi i dytë më i madh i emigrantëve në Itali, por të fundit në listë për dërgesa parash drejt shtëpisë. Tema tregon se ata nuk hyjnë as në listën e 10 kombësive të para në këtë drejtim.

Gjithçka është bërë e ditur nga “Fondacioni Leone Moressa” dhe gazeta e përditshme “Il Sole 24 Ore”, të cilët kanë përpunuar të dhënat e Bankës Qendrore në Itali dhe kanë dalë në përfundimin se shqiptarët janë të 12-tët në listë për dërgesa parash drejt vendit të origjinës për vitin 2017. Gjatë vitit të shkuar kanë dërguar “vetëm” 128 milionë euro drejt atdheut. Kjo tregon një situatë plotësisht të përmbysur në krahasim me vitet 90’, kur të ardhurat nga emigrantët u bënë një nga shtyllat mbështetëse të ekonomisë shqiptare, kryesisht duke u investuar në sektorin imobiliar.

Të ardhurat e emigrantëve vazhdojnë të investohen edhe sot, me ndryshimin e vetëm se tashmë mbeten në Itali, ku janë rritur sipërmarrjet e drejtuar nga shqiptarët dhe sot listohen zyrtarisht 41 mijë biznesmenë shqiptarë në vendin fqinj. Pjesa tjetër e shpenzon për arsimimin e fëmijëve si dhe investimin në pasuritë e patundshme. Integrimi progresiv i shqiptarëve në ekonominë italiane, gati 30 vjet nga vala e parë e emigrantëve, ka bërë që të pakësohen të ardhurat Shqipërisë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 × five =