Rritet me 5% numri i deklaruesve me të ardhura mbi 2 milionë lekë

EkonomiKryesore
160
0
sample-ad

Është rritur me 5% numri i deklaruesve me të ardhura mbi 2 milionë lekë. Kjo rritje është krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, rreth 8,700 individë dorëzuan në fund të muajit prill Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave.

Për vitin 2017, vlera e paguar nga individët, të cilët bënë deklarimin e të ardhurave vjetore u rrit me 118%, krahasuar me pagesat e kryera për vitin 2016.

Pagesa totale e derdhur nga këta individë në buxhetin e shtetit është në vlerën e 275 milionë lekëve.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se individët, të cilët konstatojnë se kanë bërë gabime në deklaratën e dorëzuar në datë 30 prill, kanë të drejtë të korrigjojnë deklaratën e tyre dy herë brenda një periudhe tremujore.

Entela Barjamaj/SCAN

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 × 1 =