Trondit diva italiane e kinemasë: Kur isha 18 vjeç më përdhunoi një futbollist i Lazios

KryesoreShowbizz
134
0
sample-ad

“Më vinte turp dhe kisha frikë, por isha e pafuqishme: nuk ia dilja të lëvizja, të mbulohesha, të ulërisja. Ky makth më ka përsekutuar çdo natë për dekada”: kështu nis rrëfimi tronditës i Gina Lollobrigida. Ajo ka treguar për Libero Quotidiano se është përdhunuar në moshën 18 vjeçare nga një lojtar i famshëm i Lazios. “Këtë poshtërim e mbajta me vete për vite” – shpjegon aktorja ikonë e kinemasë italiane, sot 90-vjeçare.

Ishte viti 1945 dhe Gina Lollobrigida ishte një student e re e Akademisë së Arteve të Bukura. Rrëfimi i saj është plot dhimbje dhe detaje për atë episod që shenjoi jetën e asaj që më vonë do të bëhej një simbol i padiskutueshëm i kinemasë italiane, për bukurinë dhe talentin e saj. Aktorja, e cila mbush 91 vjeç korrikun që vjen, bën me dije se në atë kohë ishte në marrëdhënie me një futbollist, emrin e të cilit nuk e ka zbuluar. Dhe abuzimi ka ardhur pikërisht pas ndarjes së tyre, për shkak se ai u fejua pavarësisht se Gina ishte shumë e dashuruar me të. E ftuan në një festë në Romë, për të zbuluar më pas se ajo festë nuk ekzistonte fare, se nuk kishte asnjë të ftuar.

“Këtë turp e kam marrë pas vetes si një bagazh të rëndë. Ndjehesha e shkatërruar dhe u martova shpejt për të kaluar traumën, jo për dashuri. Ishte një mendim që kërkoja ta injoroja. Doja të harroja. Për të ecur përpara. Isha e virgjër.” – ka treguar ajo.

Lollobrigida shpjegon më pas se e ka parë sërish futbollistin një vit më vonë, dhe që ishte pikërisht ky i fundit që pranoi me gojën e tij atë që Gina e imagjinonte por që përpiqej ta largonte nga vetja. “Vendosi të ma zbulonte hapur: kishte abuzuar me mua. U shokova nga e vërteta, për të cilën brenda vetes isha gjithmonë e vetëdijshme, si dhe nga ligësia e atij njeriu, të cilin dikur e kisha dashur”.

Gina, në fund, ndalet edhe tek abuzimet seksuale për të cilat flitet shpesh në botën e kinemasë:

“Një realitet që ekziston për fat të keq. Por është e nevojshme të dallosh ngacmimin e një propozimi të pahijshëm që të bëhet nën premtimin e një përfitimi që shumë vajza e pranojnë. Mua më ka ndodhur të marr këto lloj ofertash, por i kam refuzuar në mënyrë të fortë, dhe nuk jam ndjere kurrë viktimë e meshkujve që janë përpjekur të më fusin në krevat. Dhuna seksuale është diçka krejtësisht tjetër. Nga ajo nuk mund të tërhiqesh. Ajo pësohet. Pa rrugëdalje. Ajo ndjenjë turpi mund të pastrohet. Kjo është drama e jetës sime.”

Përkthyer nga Sportmediaset

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three + 18 =