Pas skandalit seksual, Akademia anullon çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2018

KryesoreLetersiShtypi huaj
118
0
sample-ad

Paneli suedez që jep çmimin Nobel në letërsi bëri me dije sot që do të merrte një hap të jashtëzakonshëm duke mos emërtuar një fitues këtë vit, jo për një numër të vogël të shkrimtarëve të denjë, por për shkak të tërbimit publik që ka rrethuar grupin mbi një skandal të abuzimit seksual.

Akademia Suedeze deklaroi se do të shtynte çmimin e vitit 2018 deri në vitin tjetër, në të cilin do të shpallë dy fitues, duke e bërë këtë edicion të parin që nga Lufta e Dytë Botërore ku paneli ka vendosur të mos japë një nga çmimet kulturore më prestigjoze. Akademia është e përfshirë vetëm në çmimin e letërsisë, kështu që çmimet e tjera Nobel nuk do të preken.

Edhe pse çmimet duhen dhënë në mënyrë të përvitshme, ata mund të shtyhen ose të mos jepen fare “kur një situatë në një institut që jep çmimin është aq serioze sa vendimi mbi ndarjen e çmimit nuk do të perceptohet si i besueshëm” bëri me dije Fondacioni Nobel, i cili qeveris mbi të gjitha kategoritë e çmimeve, në një deklaratë të publikuar online.

Në nëntor, një gazetë suedeze raportoi se 18 femra kanë rrëfeyer sulme apo ngacmime seksuale nga Jean-Claude Arnault, i cili është i lidhur ngushtë me Akademinë Suedeze dhe është akuzuar se ka përdorur statusin e tij në botën e artit për të forcuar femrat që të kryejnë marrdhënie seksuale me të. Akuza të tjera kundër tij dolën në pah më vonë, së bashku me një raport se Arnault preku në mënyrë të pahijshme princeshën e Suedisë, Victoria.

Nëpërmjet avokatit të tij, ai i ka mohuar të gjitha akuzat.

Jean Claude Arnault, një fotograf, është martuar me një nga anëtaret e Akademisë, Katarina Frostenson. Kjo e fundit është mikeshë e ngushtë me anëtarë të tjerë dhe është bashkëpronare e Forum, një qëndër kulturore në Stockholm që ka marrë fonde nga Akademia. Disa prej abuzimeve dhe ngacmimeve thuhet të kenë ndodhur në prona të zotëruara nga Akademia në Stokholm dhe Paris, dhe të paktën një prej akuzave të femrave drejtuara Akademisë është refuzuar nga kjo e fundit në mënyrë të fortë më shumë se 20 vjet më parë.

Përkthyer nga New York Times

Facebook Comments

POST A COMMENT.

17 + sixteen =