Paradoksi në Elbasan: Qyteti i ish-metalurgjikut, me industrinë më të ulët në vend

Ekonomi
164
0
sample-ad

Nga Roel Korkuti

Elbasani, qyteti që strehon simbolin e industrisë shqiptare, ish-metalurgjikun, paradoksalisht është qyteti më pak i industrializuar në vend, në rast se vlerësimin e bëjmë në bazë të strukturës së tregut të punës.

Sipas të dhënave më të fundit të Institutit të Statistikave në vend për 2017-ën, më pak se 1 në Dhjetë të punësuar në këtë qark janë të punësuar në sektorin industrial. Kjo gjë është rrjedhojë kryesisht e punës masive në bujqësi, që i jep Elbasanit edhe vendin e parë në rang republike sa i përket peshës që zë bujqësia në tregun e punës në rang qarku.

Pra, në Elbasan 64% e të punësuarve janë në bujqësi, dhe kryesisht këta janë të vetëpunësuar, 9% e të punësuarve në industri dhe pjesa e mbetur, 27%, në shërbime. Edhe  këtu, Elbasani mban një tjetër rekord, të cilin e ndan me Fierin, pra normën më të ulët të të punësuarve në sektorin e shërbimeve.

Të treja këto rekorde sinjalizojnë se, qarku i Elbasanit ka një treg pune tërësisht të deformuar, që është rrjedhojë jo vetëm e vetëpunësimit në bujqësi por edhe e punësimit të ulët në sektorin industrial, paçka se, ky qark ka çfarë të ofrojë në këtë drejtim.

Në bazë të vlerës së shtuar që industria, të paktën ajo përpunuese  ka në ekonominë shqiptare, Elbasani është i treti në rang republike, pas Tiranës dhe Durrësit. Kjo do të thotë se, ky qark e ka të pamundur ta shfrytëzojë potencialin që ka dhe ta lidhë ngushtë tregun e punës me industrinë.

/SCAN

Facebook Comments

POST A COMMENT.

17 + 7 =