FOTO/ Gafa e Uefa, shpall Liverpulin kampion pa u luajtur finalja

KryesoreSport
177
0
sample-ad

Një çoroditje e vogël që në Spanjë nuk kaloi pa u vënë re. Në faqen zyrtare të Uefa u publikua gabimisht një foto në të cilën Liverpul shfaqet si kampion i finales së madhe të Champions League.

Bëhet fjalë për një imazh në të cilin ndodhen lojtarë të ndryshëm të Liverpul dhe Real Madrid, por me një shkrim që ngren në qiell humorin e Reds: “Fituesit e sezoni 2017-2018 Liverpool”. Natyrisht që foto u hoq menjëherë, por nuk i shpëtoi të përditshm madrilène “As”.

Imazhi u publikua në seksionin që risjell pamje të sezonit 2017-2018, i cili në Spanjë u cilësua si një “gabim i çuditshëm”. Gafa është fshirë nga faqja e Uefa, por dihet që në periudhën e rrjeteve sociale dhe internetit s’mund të fshihet kurrë përfundimisht, veçanërisht ndaj syve shumë të vëmendshëm të tifozave dhe gazetarëve.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

19 − 6 =