Donald Lu bën publikë emrat e 5 peshqve të mëdhenj të krimit

AktualitetKryesore
314
0
sample-ad

Është folur shpesh për peshqit e mëdhenj të krimit në Shqipëri, që nga koha kur Donald Lu i cilësoi të tillë. Sot ambasadori amerikan duket se ka vendosur që të nxjerrë edhe emra konkretë, vetëm një ditë pasi ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit. Lapsi bën me dije se në një aktivitet për një OJQ shqiptare, Lu përmendi plot 5 emra peshqish të mëdhenj, ndërkohë që u ndal dhe tek proceset hetimore ndaj Tahirit dhe ish-kryeprokurorit Adriatik Lalla.

“Shqipëria ka mbështetur kapjen e një peshku të madh, Met Kananai që u kap në Turqi. Dy urdhër arreste janë lëshuar edhe për dy peshq të tjerë. Klement Balili dhe Arbër Cekaj. Ata duhet të kapen. Fran Frrokaj dhe Roshi po ndiqen penalisht, hetimet po vazhdojnë ndaj Tahirit dhe Llallës, askush nuk është mbi ligjin. Mirëpresim faktin që zoti Tahiri do përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet. Duhert të ndihmoni publikun të kuptojnë pse keta persona janë kaq të rrezikshëm”, – tha ambasadori amerikan.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five × 4 =