Taksat amerikane të çelikut dhe aluminit, Gjermania kërkon përjashtim afatgjatë

KryesoreShtypi huaj
219
0
sample-ad

Gjermania kërkoi sot një përjashtim afatgjatë nga taksat për importet e çelikut dhe aluminit, pas vendimit të Uashingtonit për të zgjatur me një muaj afatin e akorduar veçanërisht për Bashkimin Europian.

“Qeveria gjermane është njohur me vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump por pret ende një përjashtim afatgjatë nga detyrimet doganore”, theksoi zëdhënësi i qeverisë në një komunikatë.

Berlini e gjykon veçanërisht të rëndësishëm vazhdimin e dialogut me SHBA-në dhe theksoi se Komisioni Europian do të duhet tashmë të diskutojë me shtetet anëtare për rrugën që duhet të ndjekin.

“As Bashkimi Europian, as SHBA-ja nuk kanë interes për një përshkallëzim të konfliktit tregtar”, theksoi kancelarja gjermane, Angela Merkel duke kërkuar, ashtu si ka bërë për javë tëra, krijimin e një organizate shumëpalëshe dhe të bazuar në rregullat e tregtisë botërore.

Shtëpia e Bardhë pranoi dje në mbrëmje të zgjasë deri më 1 qershor periudhën e përjashtimit të përkohshëm, nga detyrimet doganore mbi importet e çelikut dhe aluminit, të Kanadasë, Meksikës dhe Bashkimit Europian.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one + two =