Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, dy të plagosurit jashtë rrezikut për jetën

KronikeKryesore
173
0
sample-ad

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm me pasojë plagosjen e dy personave. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, pranë fshatit Zhame.

Sipas policisë, të plagosurit janë Mariglen Buzhani 26 vjeç dhe Çelefte Zerani 19 vjeç. Dy të plagosurit janë duke marrë mjekim në spitalin e Lushnjes dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkak I këtij aksidenti u bë humbja e kontrollit të motorit nga drejtuesi I tij 26 vjeçar. Pas aksidentit motori ka marrë flakë duke u djegur plotësisht. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja, e cila bëri të mundur shuarjen e zjarrit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × two =