Shtrëngohet lëvizja e lirë në zonën Shengen, aplikim paraprak për çdo udhëtim

AktualitetKryesore
192
0
sample-ad

Ndryshime në lëvizjen në zonën Shengen duke nisur nga viti 2020. Konfirmohet marrëveshja e arritur ndërmjet Presidencës së Këshillit dhe përfaqësuesve të Parlamentit Europian mbi propozimin për një sistem informimi dhe autorizimi evropian të udhëtimit (ETIAS).

Faqja zyrtare raporton se marrëveshja është një hap tjetër i rëndësishëm në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE. “Duke ditur se kush vjen në BE para se të vijnë në kufi, do të jemi më të aftë të ndalojmë ata që përbëjnë rrezik për qytetarët tanë”, – tha ministri i Brendshëm bullgar, Valentin Radev.

ETIAS do të lejojë kontrolle paraprake dhe, nëse është e nevojshme do të mohojë autorizimin e udhëtimit për shtetasit e vendeve të treta që udhëtojnë në zonën Shengen.

Kjo do të ndihmojë në përmirësimin e sigurisë së brendshme, parandalimin e emigracionit të paligjshëm, mbrojtjen e shëndetit publik dhe reduktimin e vonesave në kufijtë duke identifikuar personat që mund të paraqesin rrezik në njërën nga këto zona para se të arrijnë në kufijtë e jashtëm.

Ai sistem do të zbatohet për shtetasit e vendeve të treta jashtë sistemit të vizave. Ata do të duhet të marrin një autorizim udhëtimi para udhëtimit të tyre, nëpërmjet një aplikacioni online. Për çdo aplikim, aplikantit do të kërkohet të paguajë një tarifë për autorizimin e udhëtimit prej 7 eurosh.

Informacioni i paraqitur në çdo aplikim do të përpunohet automatikisht dhe në bazë të të dhënave të Interpol për të përcaktuar nëse ka arsye për të refuzuar një autorizim udhëtimi. Nëse nuk kërkohen elemente të tjera, autorizimi i udhëtimit do të lëshohet automatikisht dhe shpejt. Ky pritet të jetë rasti për shumicën e aplikacioneve.

Nëse ka një element që kërkon analizë, aplikacioni do të trajtohet me dorë nga autoritetet kompetente. Në këtë rast, njësia qëndrore ETIAS së pari do të kontrollojë që të dhënat e regjistruara në dosjen e aplikimit korrespondojnë me të dhënat që shkaktojnë verifikim.

Kur të ndodhë ose kur mbeten dyshime, aplikacioni do të përpunohet manualisht nga njësia kombëtare e ETIAS-it e shtetit anëtar përgjegjës. Lëshimi ose refuzimi i një kërkese që ka probleme do të bëhet jo më vonë se 96 orë pas paraqitjes së kërkesës ose, nëse kërkohet informacion shtesë, 96 orë pas marrjes së këtij informacioni.

/Lapsi.al

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one + ten =