Shpallet faza e parakualifikimit për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, treni do udhëtojë me 100 km në orë

AktualitetKryesore
227
0
sample-ad

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur fazën e parakualifikimit të tenderit për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, duke i hapur rrugën realizimit të një projekti të rëndësishëm infrastrukturor.

Kjo fazë ju lejon operatorëve ekonomikë të interesuar të paraqesin aplikimet e tyre për përfshirje në listën e operatorëve, të cilët më pas do të ftohet të tenderojnë për aktivitetin e prokurimit.

Ndërkohë që, kjo shpallje ndjek njoftimin e Përgjithshëm të Prokurimit për këtë projekt të bërë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila miratoi këtë vit edhe një shtesë të grantit në masën e 112 mijë euro për financimin e projektit konceptual për rehabilitimin e kësaj linje hekurudhore.

Sipas shpalljes së Ministrisë, linja e rehabilituar Tiranë-Durrës do të lejojë një shpejtësi treni të paktën 100 km/h.

Ndërkohë që linja e re që synohet të shtohet, fillon në km e 27-të nga Durrësi dhe përfundon me një terminal pasagjerësh në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Operatorët ekonomikë, të interesuar për rehabilitimin e linjës ekzistuese dhe ndërtimin e linjës së re duhet të paraqesin kërkesën deri në datën 31 maj, raporton Scan.

Ndërkohë që, pas përmbylljes së të gjitha procedurave, parashikohet që ndërtimi i këtyre 2 linjave hekurudhore të zgjatë 30 muaj.
Linjat e reja pritet të rrisin efikasitetin dhe sigurinë e transportit hekurudhor të mallrave e të udhëtarëve ndërmjet Tiranës, Durrësit dhe aeroportit të Rinasit dhe, në të njëjtën kohë, do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të zonës ekonomike të rajonit të Durrësit, Tiranës dhe të gjithë vendit.

/Tema

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 − 2 =