Komisioni hetimor, akses në dokumentet sekrete të SHISH për çështjen Tahiri

KryesorePolitike
245
0
sample-ad

Anëtarët e Komisionit Hetimor për çështjen “Tahiri” do të pajisen me certifikata sigurie nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), siç bëjnë me dije burime të “BalkanWeb”.

Të njëjtat burime konfirmojnë për gazetaren Elda Menga se deputetët e opozitës por edhe të mazhorancës do të kenë tashmë akses edhe tek dokumente të konsideruara sekrete në disa institucione të larta të vendit përfshi këtu edhe Shërbimin Informativ Shtetëror. Bëhet fjalë për dokumente apo informacione në lidhje me fenomenin e kultivimit të drogës në vend.

Një ditë më parë deputetët e opozitës akuzuan kryeministrin e vendit Edi Rama se po pengonte punën e komisionit hetimor, duke urdhëruar DSIK të mos jepte certifikatat. Ata shtuan se do të ishte drejtori i DSIK ai që do mbante përgjegjësi.

Ngritja e këtij është bërë me kërkesë të opozitës, dhe synon diskutime mbi veprimtarinë e organeve përgjegjëse për luftën ndaj kultivimit të narkotikëve, dhe rastin e trafikut në të cilin dyshohet se është i përfshirë ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Veprimtaria e tij do të zgjasë për një periudhë 6-mujore.

/BalkanWeb

Facebook Comments

POST A COMMENT.

19 − 11 =