Gazetari zbulon gafat në njoftimin e OSBE

KryesorePolitike
359
0
sample-ad

Gazetari Gerti Shella ka zbuluar gafat në njoftimin e OSBE, të cilat sipas tij mund të shmangeshim me pak përqëndrim. Shella i ka bërë ato publike në një postim në faqen e tij të Facebook, ku ka shkruar:

“Ja gafat e OSBE që mund të shmangeshin me pak përqëndrim: Sipas njoftimit të tyre për shtyp të sapo-shpërndarë …”Në [OSBE] po i ndjekim me shumë vëmendje rastet e shkeljeve zgjedhore të denoncuara në Prokurorinë e Përgjithshme dhe presim me padurim që të ketë më shumë padi dhe vendime gjykate…”
Së pari, OSBE akoma nuk e ka mësuar nëse Prokurori nuk depozitohen padi, por vetëm kallëzime.
Së dyti, rastet e shkeljeve denoncohen në polici, kurse në prokurori ato kallëzohen penalisht.
Së treti, në Prokurori të Përgjithshme nuk bëhen “denoncime”, e as kallëzime, pasi këto të fundit bëhen vetëm në Prokuroritë e rretheve gjyqësore.
Se katërti, po ta kishte ndjekur me kaq vëmendje OSBE situatën, do t’i kishte disponuar tashmë shifrat e plota të bëra publike nga INFOCIP, dhe Dhoma Zgjedhore dhe do t’i kishte referuar përtej pohimit bosh se po punohet me shoqërine civile…
Fakti është se, për shkak të mandatit të vet, OSBE-ODHIR nuk diponon as shifra e as rekomandime që shtrihen jashtë harkut kohor të periudhës zgjedhore…ODHIR mund të ketë monitoruar gjithçka, përveçse krimin zgjedhor, i cili ka një dinamikë tej fushatës dhe sot që flasim është ende në faze hetimi.
Të kërkosh në këto kushte t’i japësh besim procesit të reformës zgjedhore është vërtet diskredituese…”

Facebook Comments

POST A COMMENT.

15 − 14 =