Rilindasi yne, Sami Frasheri

OpinionShtypi letrar
269
0
sample-ad

*Mario Kolagji

 

Sami Frasheri eshte ideologu me i shquar  i levizjes sone kombetare. Si udheheqes ideologjik, demokrat, mendje e ndritur prej dijetari, ai mbetet nje nga personalitetet me te rendesishme te Rilindjes.

Vellai me i vogel i Abdylit dhe Naimit, ai lindi ne Frasher me 1850, ku mori edhe mesimet e para. Me 1871 mbaroi gjimnazin “Zosimea” ne Janine, mesoi gjuhe te vjetra e te reja dhe u pajis me nje kulture te gjere. Me 1872 shkoi ne Stamboll per pune dhe atje u lidh menjehere me patriote shqiptare, me Pashko Vasen, Jani Vreton, Ismail Qemalin, Kristoforidhin, Hoxha Tahsinin etj. Samiu u dallua shume shpejt midis tyre dhe, me formimin e shoqerise se stambollit, u zgjodh kryetar i saj, ndonese ishte nga me te rinjte. Gjer ne fund te jetes ai mbeti udheheqesi kryesor i kesaj shoqerie.

Samiu ishte njeri me horizont te gjere dhe dha ndihmese te shquar per kulturen turke. Drejtoi disa gazeta turqisht, ku mbrojti edhe te drejtat e kombit shqiptar. Botoi ne turqisht edhe nje varg veprash letrare e shkencore. Nder keto jane disa vepra themelore, si: i pari fjalor i plote etimologjik i turqishtes, si dhe e para encikopedi turke e historise dhe e gjeografise ne gjashte vellime. Ai shkroi ne turqisht dramen “Besa” me subjekt shqiptar, beri perkthime nga letersia boterore etj.

Veprat e Samiut ne turqisht pershkrohen nga ide iluministe dhe godasin obskurantizmin fetar te Perandorise Osmane. Me to ai i sillte ndihmese te vlefshme mendimit perparimtar. Duke goditur bazat e pushtetit feudal te sulltaneve ai i ndihmonte njekohesisht edhe popullit te vet ne luften per liri, edhe popullit turk ne luften per perparim.

Krijimtaria e Samiut ne gjuhen shqipe eshte e lidhur teresisht me idealet e levizjes kombetare per clirim, me nevojat e shkolles e te kultures kombetare. Pa dyshim ai eshte nje nga themeluesit e saj. Per shkollat e para shqipe Samiu botoi keto vepra: “Abetare e gjuhes shqipe” (1886) dhe  “shkronja” (1888). Hartoi edhe nje fjalor te gjuhes shqipe, qe nuk i dihet fati.

“Shqiperia c’ka qene, c’eshte dhe c’do te behet?” eshte nje nga veprat madhore te Rilindjes, manifesti politik e ideologjik i saj. U botua ne Bukuresht me 1899, ne prag te ngjarjeve te medha qe do te conin ne fitoren e pavaresise.

Per kete, shqiptaret duhet te ishin te pregatitur, te kishin programin e luftes dhe te ndertimit te shtetit te ri. Duke pergjithesuar pervojen e gjeratehershme te levizjes kombetare, kjo veper e plotesonte me se miri kete mision.

(Shkeputur nga libri: “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behet”).

Facebook Comments

POST A COMMENT.

10 + nineteen =