Raporti i Freedom House, Vasili: Autori të mos lexojë portalet e Ramës

Politike
159
0
sample-ad

Menjëherë pas mbledhjes së Grupit parlamentar të LSI, kreu i tij, Petrit Vasili dha një deklaratë për mediat ku e vendosi fokusin jo vetëm tek çështja e protestave që po zhvillohen në vend si kundërpërgjigje ndaj “arrogancës” qeveritare, por edhe tek raporti i fundit i Freedom House për demokracinë ne vend.

Për këtë raport, me tone të ashpra Vasili deklaroi: “Sigurisht ne jemi, jo të keqardhur, por vërtetë të bezdisur, nga mënyra sesi shpërdorohen taksat e taksapaguesve amerikanë për të prodhuar “fake news’.”

Sipas ish-kreut të LSI, Freedom House ka marrë përsipër një përgjegjësi shumë të rëndë për të dezinformuar shqiptarët dhe amerikanët.

“Fredoom House të lexojë të dhënat zyrtare, përpara se të lexojë portalet e qeverisë dhe autorët e saj të gjejnë qetësi në hijen e jeshillëkut të drogës në Kolumbi që prodhojnë raporte të tilla të rreme.

Kush ua mbuloi sytë. O gjethet e kanabisit ose paratë e 25 qershorit”, tha Vasili.

Sipas tij, raporti i përngjan më tepër një “Fake News”, “sepse ndryshe nga çfarë deklaron FH, zgjedhjet e 25 qershorit nuk janë pranuar asnjëherë as si të rregullta dhe as si të ligjshme, por si zgjedhjet më të shëmtuara të mbajtura në Shqipëri”

Vasili theksoi se LSI përshëndet protestën masive të bizneseve të vogla, ose bizneset e mbijetesës siç i cilësoi ai dhe “njëkohësisht përkrah ndërgjegjen e lartë qytetare dhe papajtueshmërinë me arbitraritetin dhe të keqen e qeverisë, që grabit popullin e favorizon oligarkët”.

Ai theksoi se duke qenë se qelitë janë ende të mbushura me qytetarët e pafajshëm kuksianë, opozita “nuk do ndalet deri në lirimin e tyre”.

“Ne mirëkuptojmë revoltën e brendshme të gjithë atyre bizneseve që nuk i ulën qepenat, pasi iu bë presion nga taksidarët dhe policia që dërguan atje. Grupi Parlamentar shprehet se do të qëndroj në mënyrë të papajtueshme në këmbë me të gjitha format e reagimit, jo vetëm protestën, por së bashku me qytetarët për lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve të Kukësit”,u shpreh Vasili.

a.s/dita

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seventeen + six =