Identifikohet autori i ekzekutimit të Mario Majollarit

Uncategorized
269
0
sample-ad

Zbardhet në kohë rekord vrasja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Aleksandër Moisiu”.

Identifikohet e shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes së 28 vjeçarit Mario Majollarit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në funksion të zbardhjes së ngjarjes ngriti menjëherë një grup të posaçëm hetimor.

Pas një pune intensive dhe profesionale, gjatë gjithë natës dhe orëve të para të mëngjesit, fiksimit të çdo prove në vendngjarje, si dhe një sërë veprimesh të tjera hetimore, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes.

Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në D.V.P. Tiranë, bënë shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar: Kastriot Gjuzi 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Ai është vëllai i Ilir Gjuzit, personi që është vrarë në vitin 2000 nga babai i Marios.

Ky shtetas dyshohet se rreth orës 20:25, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, për motive hakmarrjeje ka vrarë me armë zjarri  Mario Majollarin.

Vijon puna intensive për gjetjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të shpallur në kërkim.

sample-ad

Facebook Comments

POST A COMMENT.

16 + 12 =