Protestë ndaj Zuckerberg-ut duke mos përdorur Whatsapp, Instagram dhe Messenger

sample-ad

 

Si një lloj metode për të protestuar kundër Facebook, për skandalin e shfrytëzimit të të dhënave nga Cambridge Analitica, një grup aktivistësh i kërkoi përdoruesve që në datën 11 prill t’i thojnë “jo” përdorimit të rrjeteve sociale si Whatsapp, Instagram dhe Messenger.

Themeluesi i Facebook pritet të dëshmojë të martën përpara Kongresit Amerikan, dhe sipas një kopjeje të fjalimit të tij të publikuar nga Komisioni për Energjinë dhe Tregtinë në Dhomën e Përfaqësuesve, ai do të fajësojë veten për skandalin.

“Është shumë e qartë se nuk bëmë mjaftueshëm për të parandaluar që mjete të caktuara të përdoreshin për të dëmtuar dikë”, thotë Zuckerberg në fjalimin e përgatitur.

Ai vijon më tej duke thënë se “ne nuk i vlerësuam si duhet përgjegjësitë tona dhe ky ishte një gabim i madh. Ishte faji im dhe me vjen keq. Unë e themelova Facebook, jam drejtues i tij dhe kam përgjegjësinë për atë që ndodh.”

Ndërkaq, sipas një sondazhi të zhvilluar së fundmi në SHBA, amerikanët po e humbasin besimin tek Facebook, dhe kjo nga mënyra sesi kompania e trajton informacionin personal, dhe për faktin që përhap lajme të rreme.

61% e të anketuarve besojnë se Facebook-u ka dëmtuar politikën amerikane dhe e ka bërë atë më negative, duke ofruar manipulime dhe gënjeshtra që polarizojnë njerëzit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × five =