Përplasje SHBA-Rusi në Këshillin e Sigurimit për Sirinë

sample-ad

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia replikuan ashpër në mbledhjen e Këshillit të sigurimit të OKB, lidhur me atë qe dyshohet te jete një sulm me arme kimike ne Siri.

Ambasadori rus Vassily Nebenzia tha se ngjarja në Duma ishte e inskenuar dhe se ndërhyrja e mundshme e ushtrisë amerikane do të kishte pasoja të rënda.

E fortë ishte kundërpërgjigjja e ambasadores amerikane Niki Haley, e cila pohoi se Rusia kishte gjakun e fëmijëve sirianë në duart e saj.

Përplasja në Këshillin e Sigurimit të OKB-së vjen pas deklaratës së presidentit Donald Trump se nuk përjashtonte asnjë opsion sa i përket Sirisë. Pas një mbledhje të qeverisë në Shtëpinë e Bardhë i pari i Washington njoftoi gazetarët se brenda 48 orëve do të ndërmerrnin një vendim të rëndësishëm lidhur me ndërhyrjen e mundshme ushtarake në Siri.

“Autorët duhet të paguajnë një çmim, -tha ai duke shtuar -se mizori të tilla nuk do të tolerohen më.

Damasku dhe aleatja e tij Moska mohojnë çdo përgjegjësi dhe SHBA i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së të nisin një hetim për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha me herët se nuk ishte gjetur asnjë provë për sulm me armë kimike në Douma. Shoqata mjekësore siriano-amerikane pretendon se mbi 500 persona u dërguan në spitalet e Duomës me simptoma qe sugjeronin ekspozim ndaj agjenteve kimike.

Viktimat e sulmit të së shtunës thuhet të jenë mbi 60-të, por bilanci pritet të rritet edhe më shumë ndërsa grupet mjekësore po përpiqen të fitojnë akses në bodrumet ku janë strehuar shumë familje.

Top Channel

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twenty − five =