Shoqëria civile nis protestën te kryeministria: Më arrestoni edhe mua!

AktualitetKryesore
146
0
sample-ad

Ndërsa PD dhe LSI po bëhen gati për protestën e radhës kundër taksës në Rrugën e Kombit, që pritet të zhvillohet pas Pashkëve ortodokse, si ka deklaruar kryeopozitari Basha, sot proteston Shoqëria Civile.

Aktivistë dhe qytetarë pritet të protestojnë sot (e shtunë, 7 prill) përpara Kryeministrisë. Protesta ka të njëjtin motiv si ajo e opozitës: Kundër taksës së Rrugës së Kombit dhe koncensioneve.

Nisma Thurje sapo ka publikuar një video që tregon momentet e grumbullimit të protestuesve, tek Monumenti i Pavarësisë, Parku Rinia!

Ata mbajnë në duar pankarta me shprehjen “Më arrestoni edhe mua”, dhe në banderola shkruhet: “Boll me arrogancë, dhunë dhe koncensione”.

Për protestën e sotme përfaqësuesit e Shoqërisë Civile kanë marrë edhe lejen e policisë. Tubimi nis nga Parku Rinia dhe kumbon para Kryeministrisë. E gjithë protesta pritet të zgjasë 3 orë.

/BalkanWeb

Facebook Comments

POST A COMMENT.

sixteen − 13 =