Të shpifësh duke shtrembëruar!

KryesoreOpinion
229
0
sample-ad

Nga Agim Shehu

Ka kohë që më dhëmb fyerja e pastërtisë kombëtare të shqiptarëve shprehur te Hymni i Flamurit. Aq më shumë kur poshtëron keq një poet kombëtar si Asdreni. Dhe ende më keq, kur këtë e bën duke tjetërsuar krijimin kulmor të tij, Hymnin e Flamurit. Kjo ndodh nga një krijues i njohur dhe me emër. Është fjala për 4 vargjet e Hymnit: «… Se Zoti vetë e tha me gojë/ që kombe shuhen përmbi dhé/, po Shqipëria do të rrojë/, për të luftojmë ne/.

Po sqarojmë që në fillim e si me nxënësit shtrëmbërimin e vargut që lindi një shpifje të verbër. Asdreni thotë «…që kombe shuhen përmbi dhè…» pra ai shkruan ‘kombe’, e pashquar dhe pa ‘t’ në fund të fjalës. Kur e thua të tillë, nuk i përfshin të gjitha kombet për të mbetur vetëm Shqipëria. Ndryshimi është rrënjësor. Nëse Asdreni do ta bënte këtë gabim, mund të prodhoje me fantazi çdo mendim që të hipën në kokë e me to të sajoje ‘mosmarrëveshje,. Ahere do t’i jepje të drejtë vetes të fyeje autorin shumë të çmuar si atdhetar e poet, ta quaje mëndje lehtë etj…Do fyeje breza me radhë shqiptarësh që kanë rënë për këtë Flamur, do fyeje popullin që me breza të tërë luftojnë, lindin dhe vdesin me këtë flamur mbështjellë. Do fyeje ata që i kanë kënduar me tërë fuqinë e shpirtit e të mëndjes. (kujtojmë Nolin «O Flamur gjak, o Flamur shkabë/ o vatr’ e nder, o nënë e babë… !“ Do fyeje Flamurin e Arbërit të De Radës. Nga adhurimi për të, njerëzit fëmijve u vënë shpesh emrin ‘Flamur’. Drama e kombit është dhe drama e flamurit e këtë populli e vajton si qënie të gjallë: „Flamur, të mbuloi zia/ që kur erdhi Italia/, të vuri shpatat me vija…». E më tej nacionalistët: «Flamur, të mbuloi zia/ që kur na erdhi Partia/, të vu yllin nga Rusia…». (E nëse do qe i vërtetë gabimi i trilluar verbërisht, Hymnin do duhej ta këndoje në të kundërt: „O moj Shqipëri si nuri/ ç’qe kjo gjëmë që të zuri/, të qënka çmëndur flamuri..!“). Por Flamuri shqiptar tërë kohrat ka njohur trimëri e drejtësi, asnjëherë çmënduri).

Asdrenit as nuk i ka shkuar në mëndje kjo lajthitje. Atë ia ka lënë autorit të kritikës. Nga bindja, apo ndoshta dhe nga dëshira si rregullator i një zbulimi të bujshëm, duke e thënë ‘kombet’ për ‘kombe’ kalon në fyerje e vë në lojë si autorin dhe shqiptarët që s’kanë mënd europe as për simbolin më të shenjtë të një kombi (!). Lexojmë ç’thotë autori në ironië e tij, duke cituar në fillim vargjet me të cilat merret:

«…Se Zoti vetë e tha me gojë/ që kombe(t) shuhen përmbi dhé… » dhe vazhdon përçmimi publik: «…Himni shqiptar të shfaqte befas natyrën, për të mos thënë kthetrat e tij(!)…Një ëndër e fshehtë…një doktrinë që askush s’guxonte ta shpallte, si puna e Shqipërisë së Madhe psh.» E më tej si nga një foltore gjyqi: «Besimi se Shqipëria do të rronte kur të tjerët do shuheshin kish gjasë që të fshihte frikën se ishin të tjerët që do rronin në kohën që ajo do shuhej…» E keqja, siç duket, nuk qëndron vetëm mbi Hymnin, por te gjithë shqiptarët si komb.

Bukuria dhe vitaliteti i kombit shqiptar e ka burimin e vetëdijshëm së pari nga lashtësia pellazge e saj, e veçanërisht e gjuhës që ushqen arteret e prejardhjes së tyre, pra dhe të Hymnit Kombëtar. Te kjo dëshmi ngritur si tezë qëndrojnë vlerësimet e sakta për rolin e shqiptarëve në ngjarjet e trazuara të Europës e më larg. Shqiptari kurrë s’ka krijuar doktrina pushtuese, dhe as ka pasur në mënd të nxjerrë kthetrat mbi të tjerët, përkundër, ka dhënë bijtë më të mirë dhe figurat më të shquara të shpatës e të mëndjes për lirinë e të tjerëve, sidomos për fqinjët. Të tjerët kanë ngritur kthetrat mbi të dhe e kanë coptuar. Nëse po ndihet shumë „Shqipëri e Madhe“, kjo është Shqipëria e vërtetë etnike, e kundërt me gjykimin e armiqve të Shqipërisë. E nëse në Hymn zihet në gojë shuarje kombesh, kjo është një e vërtetë historike e shkencore, dhe Asdreni e jep në masën dhe saktësinë historike. Le të citojmë të mënçurit asnjanës e objektivë:

Nouveau Petit La Rousse (Paris 1950, fq 1599) jep dhe popuj të lashtë të jetuar në kohën e pellazgëve e që mes tyre sot rrojnë si komb vetëm shqiptarët. E citojmë burimin shkencor francez : «Pellazgët, popull shumë i lashtë që jetonte në periudhën parahistorike…Në përgjithësi vlerësohet se Ilirët, Thrakët e lashtë, Frigët, Lidët, Etruskët, Epirotët, Italiotët dhe SHQIPTARËT e sotëm janë degët kryesore të Pellazgëve». Ja pra ku janë ata ‘kombe’ (pa ‘t’ në fund) që janë shuar e shkrirë në popuj të tjerë më të qëndrueshëm. Kurse vetëm SHQIPTARëT kanë mbetur ata që qenë dikur. E pohon me objektivitet e fisnikëri (pa u marrë leje ‘vorio-epirotëve’ fantazma) dhe Enciklopedia e Madhe Greke (v. 19, fq 878): «Stërgjyshët e Shqiptarëve të sotëm, Pellazgët, kanë jetuar në kohrat parahistorike në pjesën më të madhe të botës që njihej ahere duke zhvilluar një qytetërim shumë të rëndësishëm e duke ngritur vepra me rëndësi të jashtëzakonshme ». Nga të dhëna të tilla ku historia rri e lidhur me shkencën, Gustaf Majeri më 1885 te vepra A.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

12 − 2 =