Gjykata e krimeve të rënda, gjykata që do të lindë…dhe…pak kujtesë

KryesoreOpinion
121
0
sample-ad

Nga Anila HOXHA, gazetare për cështjet e gjyqësorit

Pas diskutimeve dhe rezervave se cfarë do të arrinte gjykata e krimeve të rënda, më në fund palët ranë dakord dhe e kaluan ligjin për organizimin dhe krijimin e kesaj gjykate. Në korrik 2003 presidenti Alfred Moisiu e dekretoi ligjin duke pohuar në këtë mënyre se gjykata e krimeve të rënda (ashtu sic shpresohej) do të shikohej në vazhdim si e vetmja mënyrë për tju kundërpërgjigjur krimit të organizuar dhe trafiqeve madje edhe grabitjeve me dhunë të kryera nga grupet kriminale. Aso kohe sic kërkonte ligji duhej t’i nënshtroheshin kontrollit të gjithë ata që do të garonin për të qenë gjyqtarë e prokurorë të krimeve të rënda. Paraqitën kandidaturat 108 gjyqtarë të rretheve gjyqësore dhe nga kryeqyteti , të cilët duhet të plotësonin kushtin e kartelës së bardhë, pra asnjë masë disiplinore në karrierën tyre, rekorde të mira në vendimarrje , figurë të paqortueshme. Pikërisht në këtë pikë hynte edhe kontrolli që kreu ndaj tyre Shërbimi Informativ dhe DSIK. Gjashtë muaj pas kësaj , më dhjetor 2003, pasi ishin konsideruar nga kjo sitje si të përzgjedhurit 27 prej tyre, presidenti i asaj kohe Alfred MOISIU konfirmoi me dekret si kalues “të vettingut “ për gjyqtarë të krimeve të rë rënda vetëm gjashtë . I njëjti kriter I fortë , u tha se u ndoq edhe nga kryeprokurori Theodhori Sollaku për prokurorët që do të përfaqësonin akuzen e shtetit në gjykatën e re. Sic caktonte ligji gjykata e krimeve të rënda do të gjykonte 32 vepra penale që nga gjenocidi deri tek bandat e organizatat kriminale. Megjithëse zyrtarisht njihet si dita e lindjes së kësaj gjykate data 1 janar 2004, ne praktikë gjyqtarët e krimeve të rënda dolën në seancën e parë në datën 10 shkurt 2004, në procesin për një ngjarje që tronditi vendin, atë të vrasjes së komisarit Gani Malushi. Pas kaq viteve, sot kjo gjykatë gjendet në udhëkryqin më të madh. A po zhvillohen aktualisht gjyqe në këtë godinë nga ata gjyqtarë që për 14 vite I ranë cekicit si të tillë, apo po gjykojnë si gjyqtarë të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo e dyta , është gjykata që pritet të lindë si krijesa më e re e reformës në drejtësi. Nga 10 shkurti 2004 kur u hap procesi për vrasjen e Malushit, tashmë apeli për krimet e rënda (me trupë të marrë hua në rrethe) ka dilemën a duhet ta gjykojë apo jo procesin ndaj Dritan Dajtit, apo të shpallë mos kompetencën dhe tja dërgojë një gjykate të zakonshme në zbatim të vendimit të gjykatës së lartë me numër 140, datë 16 mars 2018.

Vendimi
Gjykimi i Erblin Tukës dhe Erjon Jovanit tek krimet e rënda për trafik droge të mbetur në tentativë hapi lojën mes krimeve të rënda dhe gjykatës së Durrësit, aty ku të rinjtë ishin arrestuar tek po transportonin drejt Italise 190 kg cannabis. Nga 21 dhjetori deri në 4 janar 2018 , gjykata e krimeve shpalli mos kopetencën pasi sipas saj, në lexim të ligjeve të reja vepra e trafikut të drogës tashmë nuk duhet të gjykohet me prej saj, por prej një gjykate te zakonshme. Por gjykata e Durrësit cmoi se, një dispozitë kalimtare ia jep kopetencat egzistuese krimeve të rënda deri sa të ngrihet Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Cështja përfundoi ne dorën e gjyqtarëve të lartë për të zgjidhur mosëmarrëveshjen. Tre gjyqtarët e lartë Artan Zeneli, Tom Ndreca dhe Edmond Ismalaj ” e zgjidhën” ngërcin në dukje, duke urdhëruar se cdo cështje nën hetim dhe gjykim tek krimet e rënda , por që nuk janë kopetencë e GJKKO , do të gjykohen nga gjykatat e zakonshme . Për rrjedhojë thuhet më tej edhe prokuroria e krimeve të rënda do të hetojë vetëm veprat që janë kopetencë e kësaj gjykate. Por ky vendim nuk është me pesë gjyqtarë, dhe dilema e parë është, a është ai një vendim unifikues apo njehtësues. Pikepyetja e dytë është , përsa kohë në vendimin e zbardhur nuk jepen afate para apo pas 1 gushtit, a do të sjellë kjo prishje të vendimeve të dhena nga krimet e rënda. Si përshembull , tashmë që u dënua grupi I zjarrit për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha, a do të shkojë dosja e Lazarati për tu gjykuar si cështje e thjeshtë në Gjirokastër, ose I akuzuari Denis SHtraza a shkon në Durrës? SHanset janë që po. Në këtë paqartësi lëvizja e radhës I takon prokurorisë së përgjithshme, e cila ka dorëzuar një dosje me katër të arrestuar për një ton drogë në portin e Durrësit. Testi sërish I përket gjykatës së lartë e cila do të mblidhet këtë javë për të shqyrtuar kërkesën për Albert Dokun e të tjerë, nën akuzë për trafik droge. Ajo duhet të rishprehet për kopetencat në mënyrë më të qartë. Ajo që gjyqtarë e prokurorë kanë të qartë ështe se dosje si ai I 613 kilogramëve kokainë, grupi Habilaj e të tjerë janë kompetencë e krimeve të rënda pra e GJKKO (nëse do ishte ngritur ), përsa kohë janë kryer në kuadër të grupit të strukturuar criminal. Keto dosje bashke me ceshtjen Emiliano Shullazi do te vazhdojne te hetohen e gjykohen sipas kompetencave te reja te GJKKO. Të tjerat sikurse bllokimi I një skafi në Gjirin e Lalzit , ka kaluar në heshtje në një gjykatë të zakonshme, sic do të kalojnë edhe ata kultivues hashashi që nuk janë pjesë e një grupi criminal , vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi, Sadtin Sula, Marjan Levanti dhe të gjithë ata gjobëvënës.
Dilemat
Por kryetari I gjykatës së krimeve të rënda Sandër Simoni, shikon si problemin më të madh e gjithashtu edhe dilemën më të madhe , dispozitën kalimtare në kodin e procedurës penale që do të shkaktojë në rrëmujë të vërtetë (dispozitë kalimtare e shtuar me ligjin 35/2017 datë 30.3.2017)
Sandër Simoni thotë se “problemi më I madh është nëse kjo dispozitë tranzitore e KPP, a mund të interpretohet e ndarë, ndryshe për prokurorinë e ndryshe për gjykatën e krimevë të rënda? Dispozita tranzitore e Kodit të procedurës penale ka dy parashikime që nuk përkojnë me njëra tjetrën. Me dy parashikime të ndryshme . Përsa I përket kompetencës për prokurorinë e krimeve të rënda , dispozita ështe e qarte dhe referon në koptencën përpara ndryshimeve të nenit 75/ a,ndërsa paragrafi I kopetencës lëndore të Gjykatës së krimeve të rënda , duket se ka lënë pa permendur dhe pa saktësuar këtë fakt. Deri më tani, nga ana jonë ky paragraf është interpretuar në favor të frymës së dispozitës kalimtare ” .
Por thënë më thjeshtë, neni 285 i dispozitës kalimtare penale është aq I paqartë, sa lë të kuptosh se gjykata e krimeve të rënda duhet të gjykojë me kompetencat që do të ketë GJKKO, ndërsa prokuroria e krimeve të rënda të hetojë me kompetencat që ka patur deri sa të ngrihet SPAK. Mirepo a mundet qe ligji të parashikoje ndryshe per gjykaten e prokurorine , sepse ngërci tjetër që hapet ështe kush do ti gjykojë veprat që heton prokuroria e krimeve të rënda, nëse de facto është ngritur GJKKO?
300 ditët
Me paketën e re, gjykata e krimeve të rënda dhe prokuroria nuk duhet të ekzistonte më që prej 1 shtatorit 2017, pra ligji i 2003 i funksionimit te tyre duhej të shfuqizohej mesanatën e 300 , nga hyrja në fuqi e ligjit për institucionet e reja që shpresohet të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Por gjykata e re si edhe SPAK po lindin me vonesë, sepse ligji tjeter ai I vettingut ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk u zbatua në kohë. Me vendimin e gjykates së larte, krimeve të rënda u ka ngelur nga ligji I vjetër vetëm emri. Tashmë dosje të tjera po vërshojnë nga rrethet për tenderat , megjithëse ajo vazhdon të jetë në kufirin minimal të gjykimit të korrupsionit me vetëm katër cështje. Kur u hodh lopata e parë me dhé për ndërtimin e godinës së qelqtë, (aty ku me herët kishte qenë reparti i Reneas) ishin entuziastë në këtë ceremoni, ministri i drejtësisë së asaj kohe Ilir Rusmaili, ambasadori Helmut Lohan dhe drejtori për zgjerimin në Komisionin Europian Michael Lee. Nga ajo kohë , shumë ujë ka rrjedhur. Nga një histori suksesi, gjykata e krimeve të rënda dhe prokuroria u kthyen vitet e fundit në depozita të hetimit e gjykimit të dosjeve të kultivuesve te hashashit, adoleshentëve e ish partnerëve që gjobisnin njëri tjetrin dhe vrasësve në familje. Shumë larg mesazhit te percuar nga kjo godinë kur dënoheshin grupe si si ajo e Lushnjës, e Cërrikut, apo e Durrësit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four − one =