Rama dhe Berisha po mbledhin para për luftë guerile në mbrojtje të gjësë së vjedhur prej tyre

Opinion
142
0
sample-ad

Nga Spartak Ngjela

Rama dhe Berisha, bashkë po mbledhin para që të bëjnë luftë guerile në mbrojtje të gjësë së vjedhur prej tyre.

Një provë e qartë dhe e re është te bashkëpunimi i tyre me kullat në truallin e Teatrit Kombëtar.
Ata që do të merren me ngritjen dhe shitjen e kullave shumëkatëshe janë klientë të përbashkët të Sali Berishës dhe Edi Ramës.

Një turp i padëgjuar është ky. Dhe një vjedhës i pacipë vetë kryeministri që kërkon të na mallëngjejë më Teatrin e Ri Kombëtar dhe dramatik.
Por kam përshtypjen që drama e parë që do të luhet në atë teatër është pjesa që do të dramatizojë falimentimin e tyre.
Keni për ta parë.

Po, a e di politika amerikane betejën guerile që po përgatit Rama-Berisha?

l.
Edhe njëherë për Teatrin Kombëtar.

Historia anti korrupsion në Europë na ka mësuar se të korruptuarit e niveleve të larta, sa më afër goditjes penale janë, aq më shumë vjedhin me korrupsion.
Kjo po shihet sot edhe në Shqipëri. Rama dhe tabori i tij është hedhur me agresion kundrejt vjedhjes kudo në administratën shtetërore.
Kërkon para, më çdo kusht para.
Të gjithë po i habit ky fakt.
Por paratë janë për skemën Berisha-Rama.

E shihni sa pasionant është për sallën e teatrit Kombëtar Rama, aq sa edhe projektin e vodhi për t’i hedhur hi syve opinionit publik. Nuk është pasionant për Teatrin Kombëtar por për paratë e kullave.
Por tani është i kapur. Nuk ka asnjë mundësi më që të gënjejnë me Teatrin Kombëtar, sepse ndërtimin e godinës së tij po të duan e bëjnë shqiptarët më donacionet e tyre, dhe nuk kanë fare nevojë që të ndihmojnë hajdutët që të vijojnë vjedhjen për t’i shpëtuar ndëshkimit.

ll.
Po ta shohësh me vëmendje konstaton se gjithçka është organizuar si nga një bandë vjedhësish e grabitësish.

Këta po duan me çdo kusht që ta legalizojnë lejen e ndërtimit të të gjitha kullave, se pastaj paratë për destabilizim të Shqipërisë i luajnë edhe nga burgu.
Në fakt janë mendje feyll e asgjë më tepër.
Por e kanë kot: janë të falimentuar.

Gjithçka tani është e hetuar nga ndërkombëtarët, dhe këtyre guerilasve të Shekullit të XXI nuk iu ka mbetur gjë tjetër veçse të presim fatin e tyre ashtu si vetë e kërkuan.

Ai që jeton më vjedhje humbet gjithmonë nga fati që i imponon ligji. Kjo ka ndodhur edhe me taborët Berisha-Rama, se janë tashmë të kapur nga ligji, por janë të hetuar ndërkombtarisht: për këtë të jenë të sigurt.
Ekspertët e huaj dinë sot dhe sa dhëmbë të vënë kanë në gojë; dhe sa kanë paguar për to.

Janë të parët në rradhë, nga tre ministra të korrupsioneve kryeministrorë Rama-Berisha; nga tre për secilin tabori qeveritar.
Dhe goditja ka filluar realisht në Lezhë; ku korrupsioni nxori edhe demonstrues që protestonin për arrestimin e hajdutëve.

Është komedi e madhe goditja e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri; prandaj thashë unë më lart që drama e parë në teatrin e ri dramatik kombëtar do t’u kushtohet atyre.

Në sallën e godinës së re të Teatrit Kombëtar, që do ta ndërtojnë vetë shqiptarët me donacione, do të shihet vënia në skenë e tragjikomedisë së vetë eliminimit të korripsionit kryeministror në Shqipëri.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × one =