Shqipja dhe shtetësia shqiptare e Kryepeshkopit, njëjtësisht të vonuara

AnalizeIntervista
469
0
sample-ad

Kreu i Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa i ftuar në studion e Report Tv ka deklaruar se Presidenti Ilir Meta dhënien e shtetësisë për Janullatos duhet që ta shoqëronte me arsyet për më shumë transparencë. Çipa theksoi se vonesa për dhënien e nënshtetësisë shqiptare për Janullatos ka ardhur paralel me mësimin e gjuhës shqipe prej Kryepeshkopit.
E konsideroj në pikëpamjen njerëzore një proces normal. Ajo që më bën përshtypje është që marrja e shtetësisë shqiptare ka bashkëudhëtuar me vonesën me përvetësimin e shqipes prej tij. Duhet ta pranojmë që e vetmja ngjashmëri me themeluesin e kishës që është Fan Noli dhe Kryepeshkopit aktual është aftësia e tyre për të njohur shumë gjuhë. Ndryshimi i vetëm është se mes shqipes së tyre nuk ka ngjashmëri.

Ka dy lexime që i bëhet këtij vendimi, politika e brendshme dhe e dyta një kapërcim befas edhe në kontekste të reja të Metës. Presidenca, dekretimin ta bashkëshoqëronte me disa arsye. Për evitimin e interpretimeve dhe për një relacion më të drejtë transparence” tha ai.

Në vendimin e Metës, sipas Cipës ka ndikuar edhe marrëdhënia mes dy vendeve, pasi Greqia ka qenë gjithmonë e interesuar. “Kujdesi që tregon shteti amë për Kryepeshkopin ka qenë i deklaruar në të gjitha axhendat e dy vendeve. Ka pasur kryeministra që janë interesuar. Edhe në nivele ministrore është përmendur.

Ne nuk mund ta evitojmë kontekstin e kësaj konjukture të re mes dy vendeve. Qëndrimi diplomatik i Presidentit prevalon ata të Ministrisë së Jashtme dhe Kryeministrit Rama. Ka dy linja të ndryshme mes Presidentit dhe Kryeministrit në raport me Greqinë” deklaroi ai në Report Tv. Kryepeshkopit Janullatos iu dha nënshtetësia shqiptare nga Presidenti Ilir Meta në datë 22 Dhjetor.

/shqiptarja.com

Facebook Comments

POST A COMMENT.

ten + 8 =