Dosja CEZ-DIA rikthim trondites. Denoncuesi kryesor i saj Karaj: Berisha është mbi ligjin, por ligji do ta kapë

KryesorePolitike
88
0
sample-ad

Ish-juristi i OSSH Romeo Karaj, njeriu që zbuloi dhe denoncoi me fakte dhe emra konkretë aferat e privatizimit të këtij organi shprehet se Sali
Berisha është dukeprishur provat.
Dëshmitari kyç i aferës CEZ-DIA, thotë se i gjithë sistemi i drejtësisë po fuksionon vetëm me një ligj të pashkruar dhe ai është që “Berisha mbi ligjin dhe nuk duhet të penalizohet”.
Ai gjykon se ka sjellë mjaftueshëm prova për drejtësinë të cilat duhet të kishin prangosur Berishën ndërkohë nga ana tjetër ai nuk është thirrur kurrë nga prokuroria qoftë edhe për të dëshmuar.
“Ne fillim te ketij viti, sekseri i privatizimit te OSSH-se, Nuel Kalaj, kur e thirren per te deshmuar perpara komisionit hetimor Balla, deklaroi se ndodhej jashte vendit, por shume shpejt, ai do te kthehej, do te paraqitej perpara komisionit hetimor parlamentar dhe do te jepte deshmine e tij.
Thuhet se vrullin dhe deshiren per te deshmuar, ia nderpreu nje telefonate, kur ai ndodhej me pushime ne Brezovice.

Qe prej atehere, ai jo vetem qe nuk deshmoi, por as nuk erdhi me ne Shqiperi.
Ky eshte nje fakt kokeforte, se si mund te demtojne procesin, personat te cilet, jane perfshire ne kete proces, por qe livadhisin te lire dhe te pashqetesuar nga organi i akuzes.
Edhe pse faktet, per aferen CEZ, jane bere publike prej me shume se nje viti, Sali Berisha, eshte i lire, te efektoje kete proces, te tjetersoje pasurite e tij, provat, deshmitaret, te intimidoje prokuroret dhe gjyqtaret, pra te frenoje drejtesine te beje punen e saj.
Qesharake dhe tragjike njekohesisht, kur shikon se i gjithe sistemi i drejtesise ka falimentuar perpara supervjedhjeve te ketij personi.
Deri me tani, sistemi i drejtesise ka respektuar vetem nje ligj, i cili edhe pse i pashkruar, prevalon mbi gjithe te tjeret.
Ky ligj ka vetem nje nen dhe ai thote: Sali Berisha eshte mbi ligjin, eshte vete ligji dhe ai eshte i paprekshem nga ligji.
Procesi gjyqesor kunder tij, mund te lloje vetem kur te jape ok vete Sali Berisha, pasi ai te kete pastruar cdo gje qe i prish gjumin atij.
Persa kohe Sali Berisha, eshte i lire, gjykatat dhe prokurorite duhet t’i vene celesin dyerve, burgjet te hapen, dhe Kodi Penal te shfuqizohet,” shprehet Karaj. (TemA)

Facebook Comments

POST A COMMENT.

15 − four =