Dridhet Ballkani: Erdogan  kërkon ndryshim të Marrëveshjes që ia dha Greqisë Çamërinë në Athinë

KryesorePolitike
5K
0
sample-ad

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha gjatë një vizite në Greqi se disa detaje në Traktatin e Lozanës, i cili krijoi kufijtë e Turqisë moderne, ishin të paqarta dhe se një zgjidhje e qëndrueshme për çështjet në Egje dhe Qipro janë të nevojshme.

 Kjo deklaratë e Erdoganit ka alarmuar Greqinë dhe Bullgarinë.

Presidenti grek Prokopis Pavlopulos përjashtoi një rishikim të traktatit të Lozanës të vitit 1923.

Ndryshe pas traktatit të Lozanës, nën presionet e Qeverisë Greke çamët detyrohen të braktisin trojet e te parëve të tyre. Në territoret e reja te pushtuara nga Greqia pas Luftes Ballkanike me 1912, e para ishte Çamëria me një popullsi shqiptare kompakte, të vendosura ne nje sërë fshatrash dhe qytetesh me gjithsej  rreth 50 mijë banorë që jetonin në Çamëri. Qeveria greke e kishte njohur atë popullsi si minoriteti shqiptar, por asnjëherë nuk i respektonte liritë dhe të drejtat e atij minoriteti

Për të zgjidhur çështjet që dolën nga Lufta e fundit turko-greke, u krijua Traktati i Lozanës, më 30 janar 1923. Në këtë traktat u vendos të këmbeheshin turqit që jetonin në tokat helene dhe grekët e Turqisë të silleshin në Greqi. Qeveria shqiptare e drejtuar se mos në këtë llogari greko-turke përfshiheshin dhe myslimanët shqiptarë të Epirit me anë të një letre ju drejtua Kryetarit të Komisioneve të Minoriteteve, italianit Montagna, të cilin e informonte se popullsia myslimane shqiptare banonte në ato troje që prej kohrave që s’mbahej mend…. Shqetësimi I Tiranës ishte I natyrshëm. Përfshirja e saj në shkëmbim, një popullsi që s’kishte lidhje gjaku, gjuhe, rrace dhe zakone me elementin turk, do të ishte një padrejtësi e hidhur.

Më 19 janar, vetëm katër ditë para mbledhjes së Traktatit të Lozanës, Qeveria shqiptare mori pergjigje pozitive nga Kryesia e Komisioneve të minoriteteve, se kërkesa e Tiranës “ishte paraqitur dhe përfaqësuesi I Greqisë dhe ai I Turqisë kishin deklaruar se minoriteti shqiptar që banonte në Greqi ishte përjashtuar nga shkëmbimi”. Ky vendim I marrë për mos përzierjes së myslimanëve shqiptarë me turqit, nuk ishte një favor që I bëhej qeverisë shqiptare, por ishte konform Vendimit të Traktatit të Lozanës, që sipas nenit 12 paragrafi 3 te Marrëveshjes sipas të cilës, do të niseshin për në Turqi, vetëm ata persona myslimanë, që nuk kishin origjinë shqiptare dhe do të ndalohej cdo mysliman shqiptar që kundër dëshirës së tij, të përfshihej në shkëmbim. Përfaqësuesi I Greqisë në Lidhjen e Kombeve dhe vetë Venizellos, deklaruan para Lidhjes se vendimet e marra në Lozanë për përjashtimin e myslimanëve të Camërisë do të respektohej. Madje edhe I ngarkuari me punë I Greqisë në Shqipëri Janis Kokotakis, për t’a qetësuar Qeverinë shqiptare, më 3 korrik 1923 I drejtoi një letër ku bënte me dije se: “…qeveria helenike do të respektojë pikë për pikë vendimet që janë marrë në Lozanë dhe se shqiptarët shtetas grekë që gjenden në Greqi, do të jenë të përjashtuar nga shkëmbimi”.

Zbutja e pazakontë e Athinës ndaj problemit të çamëve, nuk tregonte aspak se ajo kishte hequr dorë nga qëllimi I saj për t’a spastruar popullsinë në fjalë. Tërheqja e saj përballë presioneve të qeverisë shqiptare dhe shteteve të tjera në Lidhjen e Kombeve, ishte vetëm një tërheqje taktike e bërë në rrethana të reja, te shkaktuara nga disfata e turpshme në Azinë e Vogël dhe trazirat që përfshiu Greqinë pas saj. Qeveria greke, e ndodhur nën vëzhgimin e Qeverisë shqiptare dhe të bashkësisë ndërkombëtare, nuk kishte rrugë tjetër veçse t’a kryente shpërnguljen e çamëve “pa zhurmë”, duke e paraqitur atë si “vullnetare”, ndërkohë që në terren përdorte të gjitha mjetet përfshi dhe dhunën per t’I detyruar ata të largoheshin. Athina ishte e bindur se sikur qoftë dhe një grup I vogël çamësh myslimanë të merrte si fillim rrugën për në Turqi, masa tjetër e popullsisë shqiptare s’do të vononte të ndiqte shëmbullin e tyre dhe për pak kohë Çamëria do të pastrohej nga shqiptarët myslimanë pa shkaktuar ndërlikime ndërkombëtare.

Lidhur me masat e para, Athina në shkurt të vitit 1923, me anën e një qarkoreje njoftonte të gjithë myslimanët e Çamërisë se ishin planifikuar për shkëmbim, prandaj të mos I punonin tokat e tyre. Ndërkohë Qeveria greke I kishte intensifikuar veprimet e saj për përfshirjen e shqiptarëve të Camërisë në shkëmbim. Në këtë kuadër, në pranverën e vitit 1923, me iniciativën e mitropolitit te Paramithisë disa zyrtarë të lartë grekë dhe përfaqësues të refugjatëve grekë, që do te shkonin në pronat dhe shtëpitë e myslimanëve shqiptarë. Athina planifikonte që të sistemonte në territorin e Çamërisë dhjetëra mijëra familje refugjatësh, kryesisht familje bujqësh e blegtorësh dhe sistemimin e tyre në shtëpitë e shqiptarëve çamë. Shihej qartë se Qeveria greke spastrimin etnik të shqiptarëve të Çamërisë ta realizonte shpejt e shpejt, pa zhurmë e bujë, për të arritur këto qëllime djallëzore ajo mendonte të përdorte edhe monedhën e arit dhe të komprometimit për të blerë parinë e Çamërisë që të hiqnin dorë nga propaganda e tyre që camët të mos përfshihen në shkëmbim dhe të deklaronin para komisionit miks të dërguar nga Lidhja e Kombeve, që pritej të vinin, se popullsia myslimane e Çamërisë ishte turke e jo shqiptare. Por zyrtarët grekë morën përgjigje të prerë nga paria e Filatit, Margëllicit, Gumenicës dhe Paramithisisë duke u deklaruar atyre se shqiptarët e Çamërisë nuk ishin turq dhe kishin të përbashkët besimin mysliman dhe asgjë më tepër se kaq.

Makina propagandistike vazhdonte në mënyrë intensive të bënte presionet e saj dhe të ngjallte frikë e pasiguri tek elementi shqiptar. Gazeta greke “Kiriks”, që dilte në Janinë, me 26 maj 1923 botoi një qarkore të Prefektit të Janinës, ku lajmërohej: “… shqiptarët myslimanë do të përfshihen në shkëmbim si turqit dhe grekët e Turqisë…”. Presionet e qeverisë greke dhe të administratës së saj vendore dita-ditës rriteshin, për t’i detyruar shqiptarët çamë të braktisin vatrat e tyre. Mit’hat Frashëri i ngarkuari me punë i Shqipërisë në Athinë në atë hark kohor i raportonte Tiranës se: “në Çamëri kishte filluar një gjendje terrori… autoritetet greke bënin çfarë u vinte në dorë… me anën e tellallëve dhe afisheve të varura nëpër mure, lajmëronin se të gjithë myslimanët e Çamërisë do të largoheshin për në Turqi”.

Autorietet greke përdorën me shumë djallëzi për të arritur qëllimin e tyre, për përzënien e shqiptarëve çamë, edhe masat represive, duke dërguar banda të armatosura në Çamëri. Ato se gjoja ndiqnin bandat e hajdutëve, sulmonin fshatrat shqiptare, sidomos ato të zonës së Paramithisë si Gardhiq, Dhragomi, Karbunar Vole, Arpice, në Lops e në  fshatra të tjera të Filatit, Gumenicës dhe Margëllicit, në shtëpitë e myslimanëve. Mbajtja e refugjatëve nëpër shtëpitë me urdhër të administratës greke merret me mend përveç dëmeve materiale, edhe dinjiteti i shqiptarëve çam nisi të nëpërkëmbej. Refugjatët me ndihmën e xhandarmërisë, nisën dhe nga zullumet: sulmonin natën shtëpitë e shqiptarëve për t’i plackitur, ata nisën të mbledhin për llogaritë e tyre prodhimet e vreshtave, prodhimet bujqësore, vallanidhin, e deri perimet e kopshtit. Shqiptarët që dolën të ndalonin grabitësit u arrestuan nga policia greke, u dërguan në burgun e Margëllicit, te Pargës dhe Prevezës dhe u mbajtën të izoluar për 15 ditë. Sipas burimeve zyrtare, numri i shtëpive që kishin zaptuar refugjatët ishte rreth 3419 shtëpi, dhe nder këto 1943 familje refugjatësh. Ankesat e çamëve për zaptimin e shtëpive të tyre, Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, përpiqej ta dezinformonte Lidhjen e Kombeve, duke i raportuar se: “refugjatët grekë ishin vendosur me pëlqimin e krye pleqësisë së fshatrave myslimane, dhe numri i tyre ishte tepër i vogël qëndrimi i tyre ishte i përkohshëm.

Protestat/Përpjekjet e ethshme të Qeverisë greke për spastrimin e çamëve shqiptarë të Çamërisë, solli rritjen e qëndresës të patriotëve shqiptarë, të diplomacisë shqiptare, të shtypit shqiptar vendas dhe të huaj në mbrojtje të çështjes çame: Kryetari i Shoqërisë “Çamëria” në Worcester të Amerikës, më 4 shkurt 1923, i kërkonte Ministrisë së Jashtëme në Tiranë të ndërhynte për keqtrajtimin që i bëhej shqiptarëve në Greqi. Nuk munguan dhe protestat e fuqishme të intelektualëve të shquar Çamë, sic ishte letra e Ali Dinos që i drejtohej Kryetarit te Komisionit Miks në Athinë, më 24 nëntor 1923, në të cilën me argumente historike provonte se 40.000 myslimanët shqiptarë çamë që jetonin në Camëri, ishin autoktonë në Epir dhe kishin të përbashkët me turqit vetëm fenë islame, njëlloj si 300 milionë hindu, kinezë, afganë, persë, malgashë, algjerianë etj.  Përfaqësuesit e Çamërisë, me 24 tetor 1923, me anën e një peticioni të shkruar në greqisht, ju drejtuan Kryetarit te Qeverisë greke, Ministrit te Punëve të Jashtëme, Ministrit të Bujqësisë dhe Ministrit te Punëve të Brendëshme, ku shprehin shqetësimin për sigurimin publik në Shqipëri për shkak të masave shtypëse të qeverisë greke. Në peticion kërkohej që shqiptarët e çamërisë të përjashtoheshin nga shkëmbimi , dhe t’u ktheheshin pronat e grabitura dhe banesat  dhe banesat e tyre të zëna forcërisht. Problemi çam në këtë kohë, u trajtua gjerësisht edhe nga mjaft organe të shtypit shqiptar dhe të huaj si: gazetat “Drita”, “Shqipëri e re”, “Gazeta e Korçës”, “Dielli”, “Politika” shtypur në Vlorë, gazeta londineze “The Westmister Gazete” etj. Përditë e më shumë, dukej qartë se ankesat për mbrojtjen e pakicës shqiptare në Greqi, si në Athinë dhe në Lidhjen e Kombeve, binin në vesh të shurdhër.   Blinishti, dipomati shqiptar në Lidhjen e Kombeve, , më 19 nëntor 1923, njoftonte Kryeministrin e Shqipërisë Ahmet Zogun se “çeshtja çame nuk kishte gjetur asnjë mbështetje në Lidhjen e Kombeve”. Edhe diplomati shqiptar në Londër Mehmet Konica, i zhgënjyer nga qëndrimi i Lidhjes së Kombeve, që ngurronte t’a përdorte autoritetin e vet për të ndryshuar qëndrimin shfarosës të grekëve ndaj çamëve, kishte arritur në përfundimin se “nuk mbetej ndonjë shpresë që një ditë të triumfonte çështja e Çamërisë” mjerisht deklaronte më tej Konica, “ky crrënjim ishte i sigurtë” dhe së fundi i sugjeronte Tiranës t’i përgjigjej me të njëjtën monedhë.

Eksodi i shqiptarëve të Çamërisë/Nje valë emigrimesh kishin nisur, pothuaj nga të gjithë zonat e Çamërisë. Gazeta “Paqja” që botohej në Stamboll, informonte në editorialin e saj në fund të vitit 1923 se 200 familje shqiptare ishin larguar nga Preveza. Edhe gazetat “Shqipëria e re” dhe “Bashkimi”, përcillnin lajme të trishtuara se qindra familje shqiptare të Çamërise nga krahina e Paramithisë po braktisin fshatrat e tyre duke marre rrugën e emigrimit. Fshatrat dhe qytetet e Çamërisë, sic bënin me dije burimet zyrtare, kishin filluar te boshatishesin: fshati Gardhiq me 400 familje shqiptare ishte pothuaj përgjysmuar. Edhe fshati Karbunar me rreth 300 familje kishte mbetur vetëm me 30 familje, shkruante gazeta “Zëri I Korçës”.

Dy ishin drejtimet e migratorëve nga Çamëria; Shqipëria dhe Turqia. Për Qeverinë shqiptare, nuk ishte mirë sikur Turqia t’i pranonte, prandaj opinioni i shëndoshë vendas dhe sidomos diplomatët shqiptarë në Athinë, Londër dhe Paris, i sugjeronin qeverisë shqiptare e kishin më të lehte për të ardhur në Shqipëri, pavarësisht se një emigrim i tille, natyrisht do të krijonte vështirësi të mëdha ekonomike dhe politike, megjithatë, Tiranes i rekomandohej nga Mit’hat Frashëri “marrjen e disa masave urgjente për pritjen dhe instalimin e refugjatëve nga Qeveria shqiptare dhe administrata lokale në vend”. Ndërkohë, qeveria greke, qysh në verën e vitit 1923, duke parë indiferentizmin e qeverisë shqiptare, kishte nisur një fushatë propagandistike intensive nëpër fshatrat dhe qytetet e Camërisë se “qeveria shqiptare nuk i donte çamët”. Guvernatori  i Përgjithshëm i Epirit në Janinë dhe administrata lokale greke, në propagandën e saj kundër qeverisë shqiptare shfrytëzonte një gafë të doganave shqiptare se kur 2-3 familje shqiptare nga fshati Koskë i Filatit, kishin tentuar të kalonin në kufirin shqiptar, u ishte kërkuar për ca rraqe që i kishin me vete, një doganë aq e lartë, sa nuk vlenin as vetë pajimet. Kjo kishte bërë që familjet came të dëshpëruara dhe me zemër të thyer, të ktheheshin përsëri nga kishin ardhur. Sikur të mos mjaftonte kjo, Mit’hat Frashëri u përball me një akuzë edhe më të rëndë nga përfaqësuesit e Camërisë ndaj Tiranës; Ata ankoheshin tek përfaqësuesi i Shqipërisë në Athinë se Ahmet Demi nga Filati, biri i Rexhep Demit që në shtëpinë e tij kishte hapur klubin patriotik shqiptar me 1909  dhe familja Demi kishte dhënë kontribut të madh në Lëvizjen Kombëtare me pushkë dhe penë “qeveria shqiptare e pengoi Ahmet Demin  ta fuste familjen e tij brenda kufirit shqiptar, e për pasojë, u shtrëngua të kthehej, por dhe autoritetet greke nuk e penguan të kthehej   familja Demi në Filat”. I ngarkuari me Punë i Shqipërisë në Athinë, ja përcolli këtë skandal të radhës së Tiranës, ministri i Punës se Jashtme të Shqipërisë menjëherë në 11 prill 1925. Rrethet patriotike të Çamërisë, shtypi i kohës edhe vetë Mit’hat Frashëri ishin shumë të pakënaqur nga qeveria e Tiranës. Ankesat adresoheshin në aspekte të ndryshme për çështjen çame: “Në kohën kur publikoheshin në shtypin e kohës e në raportet diplomatike shqiptare nga Athina, Londra, Parisi se spastrimi etnik në Çamëri kishte marrë përmasa të frikshme, gazeta “Demokratia” qe dilte në Gjirokastër bënte pyetje retorike: “…le të na thotë qeveria jonë se kush vuante më tepër nga minoritetet etnike se sa shqiptarët e Kosovës dhe të Çamërisë? Le të na thotë gjene; – ku bazohet arsyeja e heshtjes së saj mbi një çështje kaq me rëndësi? “Gazeta e Korçës” ishte më e drejtë përsëdrejti ndaj kritikave pëe qeverinë shqiptare. Në editorialin, ne një nga numrat e saj shkruante: “Detyra kryesore e cdo shteti është të mbrojë shtetasit e vet” dhe pasi bënte një përshkrim tragjik të gjendjes së shqiptarëve në Çamëri, arrinte në konkluzion se : “qeveria shqiptare nuk ishte përpjekur ashtu siç duhej”.

Një ligj dhe një rregullore/Qeveria shqiptare nën presionet e rretheve patriotike çame, të opinionit të shëndoshë vendas, të shtypit patriotik dhe në mënyrë të veçantë të Mit’hat Frashërit, që kërkohej një vëmendje nga qeveria e Tiranës për instalimin e emigrantëve shqiptarë të Çamërisë, të shpërngulur nga trojet e tyre prej dhunës greke, u arrit më 14 qershor 1923, të dilte një ligj dhe një rregullore për instalimin e çamëve të shpërngulur nga trojet e tyre ne territoret shqiptare. Pyetja që shtrohet është: “Ç’ishte ky ligj dhe kjo rregullore? Sa u vu në zbatim nga qeveria shqiptare për të lehtësuar viktimat e terrorit grek? Cili ka qenë fati i familjeve të emigruara çame në vitet 1923 – 1930? Përgjigja e këtyre pyetjeve ka qenë objekt hulumtimesh si në burimet zyrtare, ashtu dhe në intervistat që kam zhvilluar me të moshuarit çamë, të cilët kanë interes për një trajtim të veçantë, si vazhdim i shkrimit të mësipërm./Lajmpress

Facebook Comments

POST A COMMENT.

15 − 10 =