Pesë mënyrat si të hysh në shpirtin e një mashkulli, që çdo femër duhet t’i dijë

Kuriozitete
812
0
sample-ad

E keni vënë re sa të ngurtë janë ndonjëherë meshkujt në dashuri? Mezi i shprehin ndjenjat, mezi i pranojnë ato. Duan më shumë t’i shprehin gjërat me vepra, se sa me fjalë. Mirëpo, femrat mërziten ndonjëherë nga kjo mënyrë e të shprehurit të dashurisë, pasi duan të ndihen të dashura edhe me fjalë. Shpesh, ato e pyesin veten edhe se çfarë duhet të bëjnë për të marrë fjalë të bukura dhe plot dashuri nga i dashuri, apo bashkëshorti i tyre. Është shumë e thjeshtë. Mjafton të hyni në shpirtin e një mashkulli dhe ai do të bëjë çdo gjë për ju. Dhe nuk e keni idenë sa gjë e bukur është, kur një mashkull e shpreh edhe me fjalë dashurinë që mund të ndiejë për ju. Ndaj, lexojini këshillat e mëposhtme dhe mbani shënime.

  1. Ai duhet t’ju njohë juve fillimisht.

Mos krijoni barriera midis jush dhe një mashkulli. Nëse ai kërkon t’ju njohë mirë, jepjani mundësinë duke mos treguar shumë komplekse në bisedë me të. Jini sa më të lirshme dhe tregojini ngjarjet e jetës suaj në mënyrë natyrale. Nga ana tjetër, në bisedën e parë me të, duhet të tregoni edhe që jeni duke e ndjekur dhe mbi të gjitha, që po ju intereson ajo që po ju thotë.

  1. Duhet t’i bëni të kuptojë se po ju pëlqen ajo çfarë ai bën, apo mënyra se si ai e bën diçka.

Nuk ka kënaqësi më të madhe për një mashkull se sa t’i vihet në dukje trupi, forca apo aftësia e tij për të bërë diçka. Nëse përgatit darkën, shkon të bëjë sport, apo thjesht lëviz mobiljet, tregojini që po e pëlqeni atë që po bën dhe pse jo, shprehjani edhe me fjalë. Nëse mendoheni mirë, meshkujt nuk marrin shumë komplimenta, ndaj komplimentojini.

  1. Ai duhet ta dijë që të ka bërë të biesh në dashuri me të.

Nëse ndjeni flutura në stomak, nëse zemra ju rreh më shpejt, nëse puthjet tuaja ju bëjnë të harroni gjithçka përreth jush, thuajani. Duhet të flisni për ndjenjat tuaja, kur jeni pranë tij, në mënyrë që edhe ai t’ju ndiejë sa më afër vetes. Ai do të dijë se ju jeni duke ndjerë diçka, kur e keni pranë, ndaj shprehjani ndjenjat tuaja.

  1. Duhet të kërkoni të jeni pranë tij në çdo moment.

Në çdo moment të vështirë, meshkujt përpiqen të mbyllen brenda vetes. Shoqëria jonë na mëson të përpiqemi t’ia dalim vetë mbanë, por një femër që e do vërtet një mashkull, nuk duhet të largohet prej tij. Nuk duhet të përpiqeni ta ndihmoni, apo t’i jepni këshilla, pasi atom und ta acarojnë më shumë një mashkull, por përpiquni t’i tregoni vëmendjen, si dhe interesin tuaj përgjatë ditës.

  1. Duhet të tregoheni e interesuar ndaj hobby-ve të tij.

Një mashkull dhe një femër e perceptojnë botën në mënyra të ndryshme. Bota e femrave është më sensuale, e butë dhe dinamike, pra në evolucion të vazhdueshëm. Është shumë e vështirë për një mashkull ta kuptojë këtë lloj bote, por do të provojë ta kuptojë, nëse edhe femra tregon interes për të kuptuar botën mashkullore. Bëjini pyetje, kërkojini t’ju shpjegojë diçka për sportet, palestrën, makinat etj, dhe do të habiteni nga dashuria që do të nisë mes jush! / Bota.al

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × four =