I pastrehu i dhuroi 20 eurot e fundit për benzinë, por njerëzit e shpërblyen me një shumë të madhe parash

AktualitetHistori te rralla
204
0
sample-ad

Një grua nga Filadelfia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishte mbetur pa karburant në veturën e saj në një rrugë të braktisur.

Në këtë situatë të pashpresë, Kate McClure kishte marrë ndihmë nga një person i pastrehë që jetonte në një shtëpi të improvizuar afër rrugës.Edhe pse pa shtëpi dhe gjëra elementare, i varfëri e ndihmoi me 20 eurot e fundit që kishte dhe ia dha asaj për të blerë benzinë për makinën e saj dhe ta vazhdonte rrugën që i mbeti në gjysmë.

Për këtë gjest, i pastrehu do të merrte shpërblim të madh, pasi Kate me të mbërritur në shtëpi filloi një fushatë për mbledhjen e fondeve nga njerëzit me vullnet të mirë përmes internetit.

Ajo donte fillimisht që të grumbullonte rreth 10 mijë euro sa për t’ia mbuluar shpenzimet e qirasë së një banese, por u habit kur në sajtin online GoFundME u grumbulluan plot 280 mijë dollarë (rreth 260 mijë euro)!

Ajo e përshkroi këtë shumë si një dhuratë të mirë për lypsarin bujar që e ndihmoi atë dhe bëri të ditur që paratë u grumbulluan nga donacionet e rreth 10 mijë personave. /gazetametro.net

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × five =