Mehmet Aliu, shqiptari që mblodhi mamlukët në gosti, i ekzekutoi pa mëshirë dhe u bë mbret i Egjiptit

Histori te rrallaKuriozitete
262
0
sample-ad

Në fundin e Shtatëqindës, Egjipti i përkiste Perandorisë otomane. Por ligjin e bënin 24 bejlerë vendas, princët mamlukë me vasalët e tyre. Po cilët ishin? Mamluk në arabisht do të thotë “njeri i blerë”, por në rastin e tyre nuk kish fare të bënte me skllavërinë.

Kaukazianë

Mamlukët ishin pasardhës të 12 mijë të rinjve të rekrutuar në Kaukaz nga një sullnat, në 1250-ën e largët: misioni i tyre ishte të formonin një trupë ushtarake elite. Shkurt, këta luftëtarë shumë të fortë dhe me lëkurë të bardhë morën në duar vendin dhe e dominuan, edhe pas pushtimit otoman të vitit 1517.

Mamlukët i zgjidhnin gratë e tyre mes grave më të bukura të Egjiptit, por nuk bënin pothuaj kurrë fëmijë: për të mos prishur formën e tyre fizike me shtatzaninë. Kasta e mamlukëve nuk u zhduk sepse “importonte” djem të rinj nga Kaukazi. Kështu vazhdoi dominimi i tyre mbi 3 milion egjiptianë.

Mamlukët i dedikoheshin vetëm luftës dhe shfrytëzonin pasuritë e vendit për të kënaqur dëshirat e tyre, por nuk ishin të interesuar për asnjë lloj modernizimi.

Eliminimi

Humbjet kundër Napoleon Bonapartit i dobësuan tiranët e Kairos dhe i dhanë mundësinë sulltanit otoman që të organizonte një ekspeditë kundër tyre. Në krye të ushtrisë turke u vendos një gjeneral shqiptar, Mehmet Aliu, që sot konsiderohet themeluesi i Egjiptit modern. Gjenerali, në vitin 1811, masakroi me pushkë e bajoneta gjithë mamlukët, pasi i kishte tërhequr me një pretekst në kalanë e Kairos. Nga mamlukët mbeti vetëm kujtimi i tyre. / Bota.al

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 × five =