Histori Prekëse/ Nëna Më Mbylli Derën Sepse…

Kronike
279
0
sample-ad

Albana Keka ka ardhur së bashku më bashkëshortin e saj në “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Ajo është martuar me Akremin nga Vlora, por që ditën që ata kanë vendosur të lidhin jetën, nëna e saj ka qenë kundra kësaj martese me pretendimin së bashkëshorti i vajzës së saj është me i madh në moshë. Albana ka ardhur në studio pët t’i kërkuar nënës së saj që ta falë dhe takohen, pasi ajo ndihet keq, por ajo nuk ka pranuar të vijë.

“Jam Albana Keka, motra e tre vëllezërve, prindërit i kam të divorcuar. Mami pretendonte për mua, pasi jam gocë e vetme. Nuk jam nga ato vajzat e përkëdhelura dhe kam qenë gjithmonë afër shtëpisë. Pasi vëllezërit u martuam më shpejt unë3 ngela vetëm me vëllain e vogël. Unë kam nisur të punoj që në moshë 15 vjeçare edhe pse mami im nuk donte. Por unë doja që të mos na mungonte gjë në shtëpi.Në vitin 2005 një nga tezet e mija, u fut të më prezantonte një djalë, meqënse pretendoja shumë.. Unë isha gjatë gjithë kohës, punë-shtëpi-shtëpi-punë. Unë nuk kisha një motër që të flisja, ndërsa me mamin e kisha pak të vështirë. Tezja me prezantoi një djalë, por mua nuk më pëlqeu dhe më thoshin që kur është me shkesi, nuk ka dashuri dhe do ta duash avash-avash. Nuk e dimë por nuk më pëlqeu. Tezja insistonte çdo ditë që unë ta takoja në një orar të saktë. Unë nuk e njoha atë djalë sepse nuk pata mundësi të dilja ta takoja dhe ta njihja nga afër, ndryshe nuk do isha fejuar dhe të vendosja unazë.

Ka qenë ndeshja Greqi- Shqipëri dhe kur fituam jam gëzuar shumë dhe në ato momente gjërat filluan të ftohen. Unë u ngrita dhe të nisa të gëzoja. Në ato momente i lashë unazën në tavolinë, pas debatit të që patëm.

Më pas ika nga aty dhe shkova në një hotel ku fillova si recepsioniste dhe më pas nisa si përgjegjëse të hotelit  ku punova për 10 vite. Më pas erdha në Shqipëri, pasi mami mu sëmur. Unë jam bërë si djali i shtëpisë.

Më  Akremin Lamaj u njohëm që në vitin 2012, kemi qenë në tavolina të ndryshme, pasi punojmë të dy me poezi, unë jam tek proza ai është rapsoditë e folklorit lab”.

Por kush është Akremi?
Akrem Lamaj nga Vlora ka ardhur në “E diela Shqiptare” për të shoqëruar bashkëshorten e tij.  Ai ka punaur disa vite ushtarak, dhe më pas është larguar, pasi vajza e tij u sëmur.
Ai është ndarë nga bashkëshortja me cilën kishte dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, por ajo vdiq në moshën 12 vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje. Ndërsa djali  i jeton në Greqi në nënë e tij. Më pas Akremi i martua me Albanën nga Dukati.
Si nisi njohja e Akremit me Albanën
Albana Keka: Ai më shkruan një poezi dhe ai mendoi se kisha ditëlindjen, por unë në fakt se kisha. Unë ndërkohë kisha bërë shaka, sepse unë e kam në 27 Korrik, jo në Tetor kur më shkruajiti mesazhin

Akremi. Një ditë të bukur i them Akremit ke ndonjë hall, fol. Kishim kafe të shpeshta dhe takoheshim shumë. Një ditë e pyes çfarë ke dhe ai më thotë do të marr për grua. Unë faktikisht nuk doja ta dëgjoja këtë sepse e kisha parë si mik, si baba, si shko, madje i flisja për ndjenjat e mija për dikë tjetër. E pyes Z.Akrem jeni mirë.

U mendova, mora poezinë dhe e shikoj disa herë nëse kishte diçka, por ndërkohë ishte një mesazh ditëlindjeje.

Një ditë të bukur, i kthej përgjigje e takoj dhe folëm për gjërat që duam. Ai më çon tek motra e tij dhe për atë nuk kam fjalë. Ajo më do pa masë.

Ajo i ka shkruar nënës një poezi prekëse dhe Arditi i ka premtuar Albanës se do të shkojë në Vlorë dhe do i çojë asaj lulet dhe poezinë e vajzës së saj.
Megjithëse e tronditur që mamaja e saj nuk e pranoi ftesën për të ardhur në emision, Albana ka shpresë se zemra e nënës do zbutet një ditë./tvklan.al

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 + nineteen =