Djali i Patrick Kluivert “çmend” Hollandën, shënon tripletë (Video)

Sport
194
0
sample-ad

Justin Kluivert, djali i Patrick Kluivert, është talenti 18-vjeçar i Ajax që sot ka dhuruar spektakël në ‘Eredivisie’ duke realizuar ‘tripletë’ në fitoren 5-1 të ekipit të tij kundër Roda.

Futbollisti i talentuar i legjendës së Ajax dhe Barcelonës riktheu braspeshën në fundin e pjesës së parë pasi kundërshtarët patën kaluar në avantazh me Kum në minutën e 32-ë. Pvarësisht teknikës së lartë në këtë gol, rrjeta e dytë personale dhe e treta për ekipin ishte mbresëlënëse. Fuqia, teknika dhe saktësia bënë që portieri vetëm t’a shoqëronte me sy topin e goditur nga Kluivert.

Edhe goli i tretë i realizuar pak para fundit ishte jo më pak i bukur. Gjithsesi përpos golave, spektakli në fushën e lojës ishte një element tjetër për tu evidentuar. Me fitoren e siguruar sot kundër Roda-s, Ajax pozicionohet në vendin e dytë me 28-t pikë, 8-t më pak se PSV e vendit të parë. / Dita

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 × 3 =