16 thënie të kriminelit më të famshëm, që mund të na fusin në mendime të thella

KrijueseKulture
364
0
sample-ad

“Të gjithë jetojmë vetëm, pavarësisht se sa plot me njerëz mund të jetë një dhomë ku ndodhemi, sërish jemi vetëm, me veten tonë, dhe duhet të jetojmë me veten tonë, tani dhe përgjithmonë”.

“Progres? Nuk ekziston progresi. Ka vetëm ndryshim. Ti hap një gropë në tokë, ndërton një qytet, lufton një luftë, dhe e quan progres?”

“Fjalët janë fjalët e tua. Ti i shpike fjalët, dhe bëre një fjalor dhe më dhe fjalorin e më the: ‘Ky është kuptimi i fjalëve’. Ky është kuptimi për ty, por për dikë tjetër, ata kanë një tjetër fjalor”.

“Më shih nga lartë poshtë, dhe sheh një budalla. Më shih nga poshtë lartë, dhe sheh një perëndi. Më shih drejt e në sy, dhe sheh veten tënde”.

“Sa kohë që ke urrejtje në zemër, do të ketë urrejtje në botë”.

“Duhet që ta pranosh veten tënde si Perëndi. Duhet të kuptosh se ti je Djalli, po aq sa je edhe Zoti, se je gjithçka dhe asgjë”.

“Kohë më pare, të ishe i çmendur kishte një farë kuptimi. Këto kohë, të gjithë janë të çmendur”.

“Çdo gjë që sheh tek unë je ti. Nëse do të shohësh një vrasës mizor, atë do të shohësh, e kupton? Nëse më sheh si vëllanë tënd, atë do të shohësh. Varet se sa dashuri ke. Unë jam ti, dhe kur të mundesh ta pranosh këtë, do të çlirohesh. Unë jam vetëm një pasqyrë”.

“Një foshnje lind në këtë botë në një gjendje frike. Paranojë totale. E sheh botën me sy ende të pamësuar. Rritet dhe prindërit ia shtrojnë të gjitha. I tregojnë atij, në një kohë kur duhet ta lënë atë që t’u tregojë atyre. Lërini fëmijët t’ju udhëheqin”

“Kur isha fëmijë isha kaq i zgjuar, saqë e mësova shumë shpejt se isha budalla”.

“Nëse do të kisha një dëshirë, kjo do të ishte të çlirohesha nga gjithë dëshirat”.

“Unë jam ajoq ë më keni bërë. Unë jam pasqyrimi juaj”. / Përzgjodhi dhe përgatiti: Bota.al

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nineteen − 7 =