Trafiku I Drogës/ Në Hetim Edhe 8 Shefa Të Tjerë Të Policisë

AktualitetKronikeKryesore
147
0
sample-ad

4 ish shefat e policisë që u shpallën në kërkim për bashkëpunim me trafikantët e drogës nuk janë të vetëm në dosjen e Krimeve të Rënda. Lapsi.al mësoi edhe 8 emra të tjerë ish drejtuesish të policisë, në pozicione të ndryshme në drejtoritë e 6 qarqeve.

Një burim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda tha për Lapsi.al se ish drejtues të policisë në Fier, Berat, Durrës, Vlorë, Lezheë dhe Shkodër janë nën hetim sipas dosjes voluminoze që është tani në duart e prokurorisë.

Lapsi.al disponon emrat e këtyre policëve, por nuk i publikon për shkak të hetimeve që janë në vazhdim. 4 ish shefat e policisë, Jaeld Çela, Alban Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila janë në arrati sot, pas shpalljes në kërkim që i bëri Prokuroria e Krimeve të Rënda. Dyshohet se aksioni u dekonspirua nga radhët e policisë. SHÇBA ka nisur një hetim për këtë çështje.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × 4 =