Lajme Të Këqija Për Milanin, Gjiganti Italian Do Të Shitet Me Një Çmim Të Ulët

Sport
56
0
sample-ad

Revista amerikane “Forbes” raporton se Milan është në telashe të mëdha financiare dhe se pronari i saj i ri, Yonghong Li, mund ta shesë gjigantin italian shumë shpejt për një çmim më të lirë se që e kishte blerë.

“Kuq e Zinjtë” vazhdojnë të insistojnë se gjendja financiare e klubit është e mire dhe se do ta rifinancojnë kredinë nga partneriteti i investitorëve “Elliot Management”, por pas New York Times dhe Marca, Forbes është bërë tani mediumi më i fundit ndërkombëtar që raporton se Milan është në telashe serioze, transmeton Express.

Gazetari i Forbes, Mike Ozanian, e ka publikuar një përmbledhje të hetimeve të ndryshme rreth kalimit të pronësisë së Milanit nga Silvio Berlusconi te biznesmeni kinez, si dhe ka parashikuar një të ardhme të pashpresë për Milanin.

“Mos u habisni nëse AC Milan e ndryshon pronarin shumë shpejt për një çmim më të lirë”, ka thënë ai.

“Mua më duket se AC Milan, e cila më shumë mundësi nuk do t’ia dalë të kualifikohet për Ligë të Kampionëve sezonin e ardhshëm, do të shitet përsëri, dhe atë për më pak sesa Li pagoi. Edhe një gjë më rëndësi: Ku ishin autoritetet e futbollit kur Li nënshkroi blerjen e skuadrës?”

Facebook Comments

POST A COMMENT.

11 − nine =