Formalizimi I Kumarit Online, Miratohen Kriteret E Liçensimit

Ekonomi
145
0
sample-ad
Bixhozi tashmë mund të luhet pa hyrë në një kazino apo pikë bastesh sportive. Këto do të quhen “lojërat elektronike në distancë” dhe lojtarët mund të marrin pjesë nëpërmjet internetit, telefonit apo kompjuterit nga shtëpia. Ndryshe nga çfarë ndodh sot, këto lojëra nuk do të jenë më informale, por të licencuara dhe të kontrolluara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Në mbledhjen e djeshme, qeveria miratoi vendimin për përcaktimin e kushteve dhe të kërkesave teknike që duhet të plotësojë subjekti që do të licencohet për kategorinë “lojëra elektronike në distancë” shkruan Panorama.

“‘Lojëra elektronike në distancë’, për qëllime të këtij vendimi, janë lojërat e fatit online, ku lojtarët marrin pjesë nëpërmjet përdorimit të komunikimit në distancë, internetit, telefonit, por pa u kufizuar vetëm në to. Lojërat luhen në faqet zyrtare të internetit të subjekteve të licencuara për kategorinë ‘Lojëra elektronike në distancë’. Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, në vijim ‘Autoriteti’, është autoriteti i autorizuar për pajisjen e subjekteve me licencë për kategorinë ‘Lojëra elektronike në distancë’. Sistemi duhet të operojë mbi një server të monitorueshëm online nga AMLF-ja”, shpjegohet në vendimin e qeverisë. Relacioni përcakton se që një subjekt të fitojë licencën për lojërat e fatit online, duhet të ketë një kapital jo më pak se 1,2 miliardë lekë, të deklarohet burimi i të ardhurave dhe aksioneri të ketë eksperiencë në fushën e lojërave të fatit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

sixteen + 2 =