Facebook Po Përdor Celularët E Zgjuar Për Të Përgjuar Bisedat Tuaja

sample-ad

Facebook mund të jetë duke dëgjuar bisedat e njerëzve gjatë gjithë kohës, ka pohuar një ekspert.

Aplikacioni mund të përdorë telefonat e njerëzve për të mbledhur të dhëna për atë për të cilën po flasin.

Facebook thotë se aplikacioni i tij dëgjon atë që po ndodh rreth tij, por vetëm si një mënyrë për të parë atë që njerëzit dëgjojnë ose shikojnë dhe këto të dhëna sugjerojnë se çfarë përdoruesit e facebook do të postojnë në rrjetin social.

Ky tipar ka qenë në dispozicion për disa vjet, por paralajmërimet e fundit nga Kelli Burns, profesor i komunikimit masiv në Universitetin e Floridës së Jugut, kanë tërhequr vëmendje ndaj këtij fenomeni.

Burns sugjeron se facebook dëgjon bisedat e njerëzve duke marrë një bazë të dhënash nëpërmjet të cilave aplikacioni mund të përshtasë reklamat sipas preferencave të përdoruesve.

Facebook tha se dëgjon audiot dhe mbledh informacion nga përdoruesit – por që të dy nuk janë të kombinuara.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

16 + 8 =