Diplomacia Ekonomike, Qëllim Për Tërheqjen E Investitorëve

EditorialOpinion
138
0
sample-ad

Kohët e fundit qeveria në Shqipëri ka filluar fushatën për atë që është quajtur “diplomaci ekonomike”.

Me këtë kuptohet që nga kushdo që ka kontakte me të huajtë të bëjë propagandë me qëllim tërheqjen e investitorëve në ekonominë shqiptare. Ky sigurisht është dhe qëllimi i mbledhjes së ambasadorëve të Shqipërisë në Tiranë.

Konkretisht ishte kryeministri ai që ashtu si dhe do kohë më parë u kërkoi atyre që në vendet ku janë akrëedituar, të angazhoheshin në maksimum për të “gjuajtur” boss-ë e administratorë kompanishë, të cilëve t’u mbushin mendjen për të investuar në Shqipëri. E njejta kërkesë i u bë atyre edhe nga ministri i financave, i cili veç kësaj edhe i akuzoi se “për katër vjet nuk kanë sjellë asnjë investitor”.

Më së pari kjo tregon se shkalla e investimeve të huaja në Shqipëri nuk është aq rozë sa paraqitet në raportet e institucioneve të shtetit shqiptar, qeverisë, INSTAT-it apo dhe Bankës së Shqipërisë, si dhe në postimet e kryeministrit në rrjetet sociale.

Së dyti, përsa i përket investimeve, duke pasur parasysh avancimet e bëra në fushën e komunikimit më shumë se nga raportet zyrtare të qeverive të vendeve të ndryshme investitorët orientohen nga të dhënat e publikuara nga subjekte të specializuara ndërkombëtare më website të caktuara. Nuk po përmend këtu informacionet nga kontaktet me homologë të tyre që mund të kenë pasur ndonjë eksperiencë shqiptare.

Prandaj, në qoftë se ekonomia shqiptare dhe mjedisi për të zhvilluar biznes do të paraqiste interes ata që janë të prirur për të investuar do të nxitonin të viheshin menjëherë në kontakt me zyrat e qeverisë dhe kompanive të Shqipërisë, ndoshta dhe duke telefonuar përfaqësitë e shtetit shqiptar në vende të tjerë. Kështu që ambasadorët shqiptarë nuk do të kishin nevojë të viheshin në rolin e lypësit duke u kërkuar të huajve të hedhin paratë e tyre ne Shqipëri.

Ndryshe do të kishte qenë puna nëse ambasadorëve do t’u vihej si detyrë të kërkonin tregje për prodhimet shqiptare në vendet ku janë akredituar. Dhe në këtë rast, do të kishim të bënim me një tregues se ekonomia shqiptare po funksionon.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × 5 =