Pollo: Kriza politike zgjidhet kur t’i mbushet mendja Ramës. LSI, më mirë konsistente sesa ambivalente

Kryesore
622
0
sample-ad

Në vijim të qëndrimit të Partisë Demokratike për mos marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit,  deputeti i kësaj force politike, Genc Pollo thekson se kriza midis mazhorancës dhe opozitës do të zgjidhet vetëm përmes qeverisë teknike.
Në një intervistë për Tirana Today, Pollo vë në dukje se jeta politike në vend do të kthehet në normalitet kur të bindet kryeministri Rama dhe kur mazhoranca të bëjë kompromis sipas kushteve të Partisë Demokratike.  Ndërsa shpjegon se LSI është bërë pjesë e kauzës së Partisë Demokratike.
Z. Pollo, si e gjykoni situatën aktuale politike kur pavarësisht angazhimeve të fundit të faktorit ndërkombëtar, palët ende vijojnë të mos arrijnë në një mendje për të zgjidhur krizën politike?

Çdo përfaqësues normal i komunitetit ndërkombëtar e ka shprehur shqetësimin se zgjedhjet parlamentare të këtij viti mund të blihen e vidhen. Në sintoni me qëndrimet e hershme të PD-së tani janë edhe shumë parti nga të dy krahët e poltikës. Mendoj se Rama me të tijët e për leverdi të tij mbetet stoik në refuzimin e realitetit. Kriza do të zgjidhet kur të kapërcehet ky handicap.

Si e cilësoni ftesën e Ramës për të dialoguar me kreun e PD-së, Lulzim Bashën, për të arritur një marrëveshje, me kushtin që të mos cenohet Kushtetuta dhe që opozita të rikthehet në Kuvend për të miratuar vetingun e Reformës në Drejtësi?
Mesa di unë Rama nuk kishte dërguar përfaqësuesin për të përgatitur një takim pune. Pra, dëshmon se nuk do takim pune e negociata serioze, por vetëm vijimin e spektaklit permanent.

Si ka mundësi që PBDNJ i  Dules  dhe ‘‘Aleanca Kuqezi’’ e Spahiut  janë vëllazëruar  nën hijen e çadrës? Kjo vjen nga domosdoshmëria për zgjedhje  të  lira  apo nga qëllimi  për të rrëzuar Ramën? Si duket në optikën tuaj?
Një qeveri teknike tranzitore.

Si ka mundësi që PBDNJ i  Dules  dhe ‘‘Aleanca Kuqezi’’ e Spahiut  janë vëllazëruar  nën hijen e çadrës? Kjo vjen nga domosdoshmëria për zgjedhje  të  lira  apo nga qëllimi  për të rrëzuar Ramën? Si duket në optikën tuaj?
Zgjedhjet e lira si kauzë e interes dhe druajtja apo bindja se Rama i vjedh qenkan zamka politike më efektive.

Nisur  nga  deklarata e fundit e z. Basha  ku mirëpret LSI-në për ‘‘Qeverinë e Besimit’’, a po mundohet PD-ja të afrojë LSI-në për një koalicion të mundshëm para dhe pas zgjedhor?
LSI reagoi. Më mirë vonë se kurrë. Më mirë konsistente sesa ambivalente. Kauza e zgjedhjeve të lira është mbi dasitë e tjera. Sa për koalicionet parazgjedhore e kështu me radhe janë përjashtuar publikisht e këtu nuk ka të reja për të thënë.

Intervistoi: Orest Çipa/Tirana Today

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 + 19 =