Izet Haxhia: Marrëveshja e 9 Marsit 1997 amnistoi krimet monstruoze

KryesoreOpinion
653
0
sample-ad

“Në qoftë se qeveria e tanishme pranon të bëjë një marrëveshje turpi tjetër si ajo e 9 Marsit, atëherë shqiptarët duhet t’i lajnë hesapet njëherë e mirë me të gjitha palët e politikës …”. 

Në një intervistë për gazetën “Dita” ish-truproja i Sali Berishës në vitet ’90, Izet Haxhia, ndër të tjera ka folur edhe për ngjarjet e shkuara të vitit të mbrapshtë 1997, duke u ndalur specigikisht tek marrëveshja e 9 Marsit 1997, të cilën ai e quan një marrëveshje të turpshme. Jo më kot ai e sjell këtë ngjarje për të cilën thekson se është pjesë strategjike e sjelljes së Sali Berishës për të përfituar benifice për vete, familjen dhe tarafin. Edhe ngujimin në çadër Haxhia e sheh si pjesë të kësaj strategjie, kur thotë se nëpërmjet çadrës Berisha po synon përsëritjen e marrëveshjes së 9 Marsit 1997.

“Në qoftë se qeveria e tanishme pranon të bëjë një marrëveshje turpi tjetër si ajo e 9 Marsit 97, atëherë shqiptarët duhet t’i lajnë hesapet njëherë e mirë me të gjitha palët e politikës me çfarëdo çmimi që mund të paguajnë…” – thotë Izet Haxhia, duke rithekson premtimin e bërë: “Jam gati të dalë përpara cilitdo prokuror që ka kurajon apo merr mundimin të më pyesë. Pa asnjë lloj kushti apo marrëveshje paraprake”. Mirëpo çfarë ishte marrëveshja e 1997 dhe çfarë përfitoi berishizmi?

 “Marrëveshja e 9 Marsit 1997 ishte një marrëveshje turpi. Berisha ishte i frikësuar në palcë, por ua imponoi të majtëve po ashtu të frikësuar nga një tigër prej letre dhe te verbuar nga lakmia për pushtetin. Ajo marrëveshje është pikënisja e këtij rrethi vicioz ku është e futur politika shqiptare në këto njëzetë vitet e fundit. Është amnistia për krimet që ndodhën atëherë dhe me pas, dhe futja e kulturës së mosndëshkimit për asnjë krim të kryer nga politika e politikanët, me një fjalë është marrja peng e shtetit dhe drejtësisë nga krimi. Dhe ironia më e madhe është se pas njëzetë vitesh kur po bëhen përpjekje serioze të iniciuara e mbështetura nga SHBA e BE për thyerjen e këtij rrethi vicioz, hallka më kriminale e të cilit është Berisha dhe kopeja e tij, shohim sot këtë situatë ku ai që ka mbajtur peng PD-në dhe të ardhmen e vendit për vite me radhë i pandëshkuar asnjëherë, po përpiqet prapë të marrë një amnisti të re. Maskat kanë rënë, këtu nuk kemi të bëjmë me “standarde të zgjedhjeve”. Loja e tij është mëse e qartë: të vazhdojë politika e mosndëshkimit ndaj tij. Në qoftë se qeveria e tanishme pranon të bëjë një marrëveshje turpi tjetër si ajo e 9 Marsit, atëherë shqiptarët duhet t’i lajnë hesapet njëherë e mirë me të gjitha palët e politikës me çfarëdo çmimi që mund të paguajmë… Kjo marrëveshje, për më tepër unë mendoj se është një krim. Ata që bënë marrëveshjen janë në një farë mënyre edhe përgjegjës për ngjarjet e mëvonshme, për riciklimin e Berishës në politikë. Si mund të bëhet marrëveshje me një kriminel? Ata që u ulën në tryezë me të ne 9 Marsin e 1997 duhej t’i kishin thënë: Ik ti, Sali, njëherë, pastaj ne e gjejmë gjuhën me njëri-tjetrin. Ata nuk e bënë këtë për turpin e tyre. Prandaj dhe janë në njëfarë mënyre bashkëpërgjegjës për vuajtjet e mëvonshme që Berisha i ka shkaktuar këtij vendi. Por ajo marrëveshje nuk u bë për të shpëtuar Shqipërinë, por për të shpëtuar e mbuluar krimet e Berishës dhe të politikanëve të të gjitha palëve, të cilët ishin të implikuar në këtë shkatërrim e kaos. Me amnistinë për ngjarjet e marsit ’97, që ishte pjesë e kësaj marrëveshjeje, nuk u sigurua paqja publike, përkundrazi vendi u zhyt më tepër në kaos…Me plot gojën mund t’u them se, pas kësaj marrëveshjeje, filloi parajsa për krimin dhe kriminelët në mbarë Shqipërinë. Edhe ata policë që u kthyen në detyrë, vazhduan së bashku me krimin t’u vinin gjoba bizneseve, tregtarëve, të vrisnin ata që nuk u bindeshin. Që të mbetemi në temë, unë nuk çuditem fare nga sorollatjet dhe përdredhjet me reformën në drejtësi. Berisha shpëtoi në vitin ’97, e jo më tani që e ka shumë më të lehtë edhe me ndërmjetësinë e ndërkombëtarëve. Në këto kushte jam skeptik për ndëshkimin e tij ligjor….”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two × 3 =