Çadra e Saliut u shkatërrua nga Federica Mogherini

KryesoreOpinion
329
0
sample-ad

Nga: Spartak NGJELA

– Pse nuk e thotë hapur “Çadra Sali” se nuk e pranon vetingun? Sepse ashtu do ta kuptonin të gjithë shqiptarët që krerët e çadrës janë të korruptuar….

Dje, Çadra e Saliut u shkatërrua nga Federica Mogherini, domethënë nga Bashkimi Europian. Por, çfarë ndodhi, dhe cilat do të ishin pyetjet që do të ngriheshin në këtë rast, për të provuar shkallmimin e Çadrës Sali? Le ta fillojmë me kërkesat e Çadrës Sali. Atëhere: Çfarë ka kërkuar Çadra? Çadra do zgjedhje të garantuara me anë të një qeverie teknike. Çfarë thotë me këtë Saliu? Thotë hapur se dua të ndaj pushtetin aktual politik, që të mund të toj zgjedhjet e qershorit. Po mirë, po pse e ka bojkotuar Parlamentin? Po e bojkoton që Saliu të tojë pushtetin politik. Por, BE i thotë se në Parlament votohet vetingu, dhe ky ështe kusht për të hyrë Shqipëria në BE; a është kështu? Po! kështu është, ky është kushti i vënë botërisht nga BE, por Saliu nuk e pranon, se vetingu e rrezon përfundimisht nga pushteti. Domethënë, punët kanë ardhur që: ose me Saliun, ose në Bashkimin Europian? Po, kështu janë punët: ose me Saliun, ose në Bashkimin Europian. Po mire: kush ton me hyrjen e Shqipërisë në Bashkimim Europian? Fitojnë të gjithë shqiptarët, dhe humbet Saliu. Por, si ka mundësi që të humbasin të gjithë shqiptarët për pushtetin e Saliut? E pra, ky është një absurditet i pa pranueshëm, prandaj nuk mund të pranohet, dhe prandaj nuk mund të ndodhë. Pyetjet e tjera janë këto: Pse nuk e thotë hapur Çadra Sali se nuk e pranon vetingun?

Sepse ashtu do ta kuptonin të gjithë shqiptarët që krerët e çadrës janë të korruptuar. Por, çfarë fiton Çadra Sali, nëse nuk votohet vetingu? Mbron gjyqtarët e korruptuar.  Po mirë, nëse mbrohen gjyqtarët e korruptuar, e fiton dot pushtetin politik Saliu në zgjedhjet e qershorit të këtij viti? Jo, ai nuk i fiton dot ato zgjedhje – fitimi i zgjedhjeve nga Saliu, është pamundësi absolute. Po, pasi t’i humbasë zgjedhjet e qershorit, çfarë do bëje Saliu, nuk do të hyjë në Parlament pas zgjedhjeve? Sigurisht që do të hyjë, se zgjedhjet do t’i drejtojnë perëndimorët në Shqipëri dhe Saliu humbet shumë thellë. Por, a e di Saliu këtë? Po, Saliu e di mirë këtë.

Por, atëherë: çfarë fiton Saliu, pse e shtyn vetingun tre muaj? Asgjë, nuk fiton Saliu – asgjë. Domethënë Saliu sot është i mundur përfundimisht, edhe nëse nuk e lejon vetingun, edhe sikur ta lejojë atë? Po! Saliu gjithsesi është i humbur! Atëhere, kur është kështu, pse nuk e voton që përpara katër muajve vetingun? Sepse Saliu ka kapacitet mendor fëminor. Po si do shkojnë punët me një fëmijë të trembur nga vetingu që kërkon të mbajë vendin peng? Këtu duhet të ndërhyjë forca e politikës amerikane. Por, a e zgjidh përfundimisht këtë çeshtje kjo forcë? Sigurisht që po, e zgjidh dhe shumë shpejt: që këtë të hënë, më datën 6 mars. Domethënë shqiptarët duhet të rrinë të qetë? Po! Shqiptarët e kanë mundur ndërkohë Saliun dhe do të hyjnë në Bashkimin Europian.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

thirteen − twelve =