Daullja e Lulzim Bashës këtë herë bie për Ilir Metën

AktualitetKryesore
336
0
sample-ad

Pasi për ditë me rradhë ka thirrur për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe rrëzimin e qeverisë së drejtuar prej tij, për ti lenë rradhën ngritjes së qeverie teknike, kryetari minor i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sakaq ia ka adresuar tingujt e daulles së tij Ilir Metës, kryetarit të Parlamentit njëherësh dhe drejtues i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, si një faktor kyç në realizimin e objektivit. Kjo është e para herë që Basha ia adreson kërkesën për dorëheqje live Ilir Metës personalisht dhe jo LSI-së si forcë politike.

“Skenari i vetëm është largimi i kësaj qeverie. Rama dhe Meta dhe kushdo tjetër të japin dorëheqjen dhe t’i hapin rrugë qeverisë teknike. Unë them në emër të qytetarëve reflektoni dhe hapini rrugë qeverisë teknike rrugë tjetër nuk ka. Sinjal nga LSI? I vetmi sinjal është largimi i kësaj qeverie”. Basha foli edhe për thirrjen që ndërkombëtarët i kanë bërë PD për t’u rikthyer në Parlament, duke u shprehur: Nga ana ime ua kam bërë të qartë, se për hapat e tjerë si reforma, ne kemi bindjen se nuk mund të ketë zbatim të plotë pa garantuar zgjedhje të nderëshme e të lira…

Facebook Comments

POST A COMMENT.

sixteen − 13 =