FOTO/ Masakra ndaj Valbonës sapo ka nisur…

Kronike
273
0
sample-ad

Nga Orest ÇIPA

Prej disa ditësh ka nisur ndërtimi i HEC-eve në Luginën e Valbonës.

Makineri të rënda, puntorë të veshur me portokalli dhe kantiera të reja ndërtimi kana rënë në sy qysh prej 3 javësh në Parkun Kombëtar të Valbonës.

Po ashtu, mes bardhësisë së deborës vrehet qartë vijëzimi i faqeve të maleve nga rrugët të reja të hapura përreth luginës.

Sipas banorëve të kësaj zone thuhet se përditë duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit dhe deri në 18:00 të darkës në këtë zonë jehon zhurma e shkatërrimit pa pushim e eskavatorit dhe makinave të madha.

Nga të dhënat zyrtare mësohet se lumi do të devijohet rreth 7 kilometra përmes tubave dhe tuneleve.

Por sipas shumë abjentalistëve nëse cënohet lumi, shkatërrohet natyra.

Nga ana tjetër, po të kthehemi pas në kohë, vendimet për ngritjen e HEC-eve janë kundershtuanr në vazhdimesi nga banoret si dhe nga organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, të tilla si WWF, EuroNatur dhe Riverwatch.

Parku Kombëtar i Valbonës është vlerësuar nga National Geographic si mrekullia e Alpeve Shqiptare por edhe botërore, me një sipërfaqe prej 8000 hektarësh.

Peisazhi malor, ujrat e Lumit të Valbonës dhe ekosistemi i parkut, vitet e fundit po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë vendas dhe të huaj.

Disa të dhëna për HEC-et

Vendimi për ndërtimin e hidrocentraleve në Luginën e Valbonës është miratuar më 16 gusht të vitit 2013.

Rezulton të jenë dhënë 3 kontrata konçesionare të cilat parashikojnë ndërtimin HEC-eve në lumin e Valbonës.

Njëra prej kontratave konçesionare ka marrë lejen e ndërtimit nga KKT në vitin 2012.

Kontrata e dytë ka marrë lejen e ndërtimit nga KKT në vitin 2014 ndërsa kontrata e tretë ende nuk dihet se kur e ka marrë lejen e ndërtimit të miratuar nga KKT-ja.

Hidrocentrali “Valbona” do të ndërtohet në lumin e Valbonës, rrethi Tropojës, me këto karakteristika: Kuota e veprës së marrjes 865 m dhe kuota e godinës së centralit 824 m. Fuqia e instaluar 2300 kW ndërsa prodhimi vjetor i energjisë 11,028,240 kWh.

Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), me vendimin Nr.1, datë 07.04.2012 ka miratuar “Studimin Urbanistik Pjesor, Leje Sheshi dhe Leje Ndërtimi për Hidrocentralin “HEC Valbonë”, Komuna Margegaj, Qarku Kukës.

Kontrata e dytë: E nënshkruar më datë 27/07/2009, bazuar mbi V.K.M nr.753, datë 07.11.2007 “Për përcaktimin e Autoritetit Kontraktues për dhënien me konçesion të hidrocentralit Dragobia”. (http://qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2007/PDF-2007/155-2007.pdf)

Hidrocentrali Dragobia do të ndërtohet në Lumin e Valbonës, rrethi Tropojë, me këto karakteristika:

Kuota e veprës së marrjes: a) Në përroin Çeremit 963 m; b) Në lumin e Valbonës 573 m; c) Në përroin e Matinës 850 m; d) Në përroin e Milloshit 1000 m ndërsa kuota e godinës së centralit 535 m.

Fuqia e instaluar 22760 kW ndërsa prodhimi vjetor i energjisë 116,014,456 kWh.

Këshilli Kombëtar i Territorit P(KKT), në datën 08.04.2014 ka miratuar vendimin Nr.6 për miratimin e Lejes Zhvillimore komplekse për ndërtimin e hidrocentralit “Dragobia”, komuna Margegaj, Qarku Kukës.

Kontrata e tretë: E nënshkruar në datën 15.08.2013 nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqëria koncesionare “Valbona Project Company” sh.a.

Më datën 16.08.2013, Këshilli i Ministrave ka nxjerrë vendimin Nr.680 “Mbi miratimin e kontratës së koncesionit, të formës BOT, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe Shoqërisë Valbona Project Company” shpk për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Valbona.

Karakteristikat teknike: Fuqia e instaluar 51040 KW dhe prodhimi vjetor 245 726 989 KWH.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twelve − 1 =