Kontrolli i befasishëm zbulon "arratisjen" e punonjësve dhe zullumin në ISHP

AktualitetKryesoreSociale
428
0
sample-ad

Zbulimi i “arratisjes” së zyrtarëve është lule para rrënimit që i ka sjellë ISHP drejtori, Arjan Bregu, kontigjent i LSI dhe bashkëfshatar i Ilir Metës…

Një kontroll i befasishëm i bërë rreth mesditës së të martës ka zbuluar se nga më shumë se dyqind e ca punonjës që ka të punësuar Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), prezent ishin vetem rreth shtatëdhjetë prej tyre, ndërkohë që pjesa tjetër ishte zhdukur në drejtim të paditur. Faktin e kanë bërë të ditur për “shtypi.net” burime brenda ISHP të qena prezent në kohën kur kryhej kontrolli. Sipas tyre, realizues i kontrollit të beftë ka qenë drejtori i këtij institucioni të rendësishëm shkencor në fushën e shëndetit publik, Arian Bregu, tërësisht i pashqueshëm për fushën që mbulon e i emëruar në këtë detyrë nga qënia anëtar i LSI-së dhe djalë Çepani, që është fshati i origjinës së kryetarit Ilir Meta.

Në padijeni informacioni burimet konfidenciale nuk e konfirmuan motivin e ndërmarrjes së këtij kontrolli për zbatueshmëri të orarit zyrtarë, nga ana e drejtorit Bregu, por thanë se askush nga instancat përgjegjëse për korrektësinë në punë të punonjësve, nuk ishte në gjëndje të jepte një përgjigje për arsyet e kësaj “arratisjeje” kolektive të punonjësve. Të cilët, sikurse pohuan burimet: largimin nga puna brenda orarit të detyrueshëm zyrtar e kanë kthyer në ritual të përditshëm, prej kohësh. Duke përfituar nga paburrëria dhe paaftësia e drejtuesit Bregu për ta zotëruar administrativisht situatën, që ka sjellë si pasojë degradimin e ISHP-së.

“Vijnë, qëndrojnë sa të duan e ikin kur të duan, pasi e dinë se ndaj tyre nuk do të merret ndonjë masë ndëshkimi “. Kështu shprehen disa nga punonjësit jashtë klanor e korrektë të ISHP, të cilët, për këtë arsye janë edhe më të sulmuarit. Për ta faktuar këtë ata përmendin një raport të para pak viteve, me detyra që Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka adresuar drejtorit Bregu, ku ndër të tjera ishte edhe heqjen nga detyra të zv.drejtores që mbulon financat e të shefit të administratës, të gjetur fajtor në shpërdorimin e fondeve. Por ka ndodhur që megjithse ka kaluar goxha kohë, si njeri ashtu edhe tjetra, vijojnë të jenë në detyra.

“Pasi ligjin në Institut nuk e bën drejtor Arjani, por zvendësi i tij që është edhe djali i hallës i ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ky, Arjani, veç zbaton çfarë thotë Genci, Genc Byrazeri e quajnë djalin e hallës së ministrit. E ka mbushur Institutin me njerëz të tij si mos o Zot… Çfarë të tregojmë. Qilizma e zgjidh këtë punë, por sa të jenë Beqaj e LSI nga pas zor se ka për tu bërë kjo punë”, shprehen zyrtarët denoncues për “shtypi.net”. Të cilët, në vijim të bisedës, plotësojnë se që prej emërimit të drejtorit Arjan Bregu në krye të Institutit të Shëndetit Publik, katër vite më parë, veç dy gjëra ai ka bërë shkëlqyeshëm: Së pari, ritjen e numrit të punonjësve të panevojshëm në shifra të paimagjinueshme (ndërkohë që edhe numri i të qenëve prezent duhej shkurtuar), dhe, së dyti, rrënimin shkencor-profesional të Institutit, si rezultat i mospasjes së asnjë lloj vizioni për ta reformuar dhe implementuar politika bashkëkohore zhvilluese.

“Krahasuar me këtë performancë rrënuese, që e ka katandisur ISHP në një kioskë, duke ja hequr identitetin shkencor, që e ka patur për dekada,  zbulimi i “arratisjes” së zyrtarëve nga orari i punës nuk është asgjë”, vlerësojnë punonjësit denoncues të ISHP, që, për arësye hakmarrjeje, nuk preferojnë të identifikohen.

Shtypi.net/ EKSKLUZIVE/

Facebook Comments

POST A COMMENT.

15 + 7 =