LIBRI ME BISEDA SEKRETE, SKENA DHE PRAPASKENA

Foto lajmeKryesore
937
0
sample-ad

Intriga, komplote, biseda sekrete të përgjuara, skena dhe prapaskena, pabesi diplomatike mbi shpinë të shqiptarëve. Të gjitha këto janë prezente në librin që ende vijon të mbetet aktual. 250 faqe, 2 pjesë, 21 kapituj rreth 20 intermexo, të gjitha të mbështetura nga 73 burime faktologjike referuese, të përzgjedhura, nga autori për të qenë akselerator të të vërtetës së risjellë në vëmendje.

Ngjarjet e librit janë reale. Në qendër të tyre qëndrojnë bisedat e fshehta të ish ambasadorit italian në Tiranë, Paolo Foresti, me Tritan Shehun, ish kryetar i PD-së, ish zv. kryeministër dhe minister i Jashtëm, të bëra në ato ditë kur, sikurse thekson autori: “Shqipërisë i duhej mbi të gjitha rivendosja e paqes sociale të shkatërruar pikërisht nga keq qeverisja dhe lufta e paprinciptë për pushtet…

Kush i përgjoi bisedat e tyre?

Cfarë flisnin, për cfarë?

Kush ia ngriti grackën dhe çfarë fshihej pas atij komploti, që autori e cilëson si skandalin më të madh diplomatik midis dy vendeve?

Ndërkapitulli me titull: “ INTERMEXO”:

…“Ndërsa, tre muaj më parë, njëmbëdhjetë deputetë të partisë Laburistë angleze kishin kërkuar fillimin e një hetimi të pavarur ekspertësh, në lidhje me marrëdhëniet e konservatorëve në pushtet me disa kompani angleze,-sipas tyre të përziera në trafikun e shitjes së armëve shqiptare në Ruanda e Afganistan,- si dhe të disa dhuratave që u ishin bërë ministrave britanik e kryeministrit Xhon Mejxhër, nga presidenti shqiptar, Sali Berisha, gjatë vizitës së tij në Londër në vitin 1994,

duke cituar si referenca mbështetëse të shkrimeve të veta të dhëna të ofruara nga agjenturat e zbulimeve perëndimore, gazetari i të përditshmes presticioze angleze, “The Indipendent”, Andrew Gumbel, në publikimet e bëra dekonspiroi publikisht disa qeveritarë të lartë shqiptarë, të cilët, sipas tij, rezultonin të ishin përzier në afera e trafiqe të ndryshme. Këta të fundit, të mbështetur fort edhe nga kryeministri, i asaj kohe, Aleksandër Meksi, reaguan, duke mohuar, duke e konsideruar gjithçka shpifje, madje duke kërcënuar me hedhjen në gjyq të gazetës dhe autorit të shkrimeve, nëse redaksia nuk i përgënjeshtronte artikujt e botuar. Këtë alternative kabineti qeverisës e lëshoi nëpërmjet Ministrisë së Jashtëme shqiptare, e cila në mënyrë ultimative kërkoi përgënjeshtrimin.

“Në rast të kundërt qeveria shqiptare do t’u drejtohet menjëherë gjykatave angleze dhe atyre ndërkombëtare për të venë para përgjegjësisë personat përgjegjës”, – kumtonte deklarata zyrtare e kësaj ministrie, të cilën gazeta presticioze angleze: “The Indipendent” e kaloi papërfillje. Madje, nëpërmjet një interviste ekskluzive nga Roma, dhënë gazetës së përditëshme shqiptare “Dita Informacion”, autori i shkrimeve, Andrew Gumbel, do të vazhdonte sulmin me “doreza”. Pyetjes së gazetarit të gazetes “Dita Informacion: “A keni ju dokumenta që provojnë fajësinë e qeverisë e të Partisë Demokratike me trafiqet e paligjëshme”? Gumbel do ti përgjigjej : “Unë i kam parë këto dokumenta të shkruara, i kam parë dhe që janë në zyrat kompetente dhe më mjafton kjo për çdo lloj procesi. Njerëzit që m’i dhanë janë të kënaqur, sepse kështu mund të influencohej diçka në kuadrin e luftës kundër trafiqeve…”.

Dhe, më tej, gazetari Andrew Gumbel sqaronte:

” Informacioni bazohet mbi fakte të mbledhura nga shërbime sekrete të huaja, pa lidhje me Shqipërinë, më shumë se një shërbim. Të flasim hapur: Nuk besoj se është në interesin e personave që citoja unë të bëjnë proces. Këtë ata e kanë pranuar edhe vetë, indirekt…”.

Por çfarë kishte publikuar Andrew Gumbel, në numrin e datës 14 shkurt 1997 të të përditshmes presticioze angleze:“The Independent”? Dy artikuj, me titujt përkatës: “Regjimi gangster që ne financojmë”, dhe: “Përse Europa ka heshtur ndaj korrupsionit që ka helmatisur një komb të tërë”. Në përmbajtje të tyre…”.

PS: Nese jeni te interesuar për ta blerë librin, kopjet e tij të fundit i gjeni vetem ne libraritë “AGOLLI” (prane selisë së PS) dhe “ADRION” ( pranë Pallatit Kulturës).

sample-ad

Facebook Comments

POST A COMMENT.

12 + 9 =