“Sulm terrorist” në Louvre: Ushtari qëllon personin që bërtiti “Allahu Akbar”-Të fundit nga Parisi

AktualitetEditorial
161
0
sample-ad
  • Louvre u evakua pasi ushtari qëlloi sulmuesin
  • Agresori i pajisur me një thikë bërtiti “Allahu Akbar”
  • Ushtari pësoi një dëmtim të lehtë gjatë sulmit
  • Kryeministri francez deklaroi pas sulmit se ky ishte qartësisht një sulm terrorist në natyrë

 

Sulmi ndodhi rreth orës 10.00 dhe një burrë i pajisur me një thikë “machete” dhe duke bërtitur “Allahu Akhbar” u vra pasi sulmoi një ushtar jashtë Louvre në Paris.

Forcat e sigurimit evakuan zonën përreth muzeut në pjesën qendrore të Parisit pasi agresori ishte vrarë. Në vendngjarje u bënë kontrollet e nevojshme për mundësinë e vendosjes së eksploziveve.

Agresori ishte i pajisur me një cantë, në të cilën u gjetën vetëm dy thika dhe jo pajisje eksplozive. Mendohet të ketë vepruar i vetëm, por një person tjetër është shoqëruar nga policia pasi është dukur i dyshimtë. Vërtetohet se agresori ka nisur sulmin pasi nuk u lejua nga ushtarët të futet në muze me cantën e vet.

Sulmi u krye në një nga pikat turistike më të frekuentuara të Parisit, ku mendohet të kenë qënë rreth 1000 njerëz gjatë sulmit.

Louvre

Facebook Comments

POST A COMMENT.

8 + 1 =