Parlamenti Europian: Gjeorgjia udhëtim pa viza

Editorial
233
0
sample-ad

Politika e heqjes së vizave pritet të zbatohet në mars, ndërkohë që propozimi kapërcen pengesat e fundit.

Parlamenti Europian aprovoi propozimin për liberalizimin e vizave për Gjeorgjinë, duke lejuar kështu udhëtimin pa viza për qytetarët e shtetit të vogël post-sovjetik.

Kjo politikë u pranua ditën e Enjte me 553 vota në favor, 66 kundra dhe 28 abstenime, me një mekanizëm anullimi në rast të shkeljes së termave.

Udhëtimi pa viza për afate të shkurtëra pritet të hyjë në fuqi në fund të marsit pas miratimit formal nga Këshilli Europian dhe vlen për zonën Shengen, që përfshin 26 shtete.

Kryeministri gjeorgjian, Giorgi Kvirikashvili,  e quajti këtë ditë si një “ditë të vërtetë historike” dhe shprehu mirënjohjen ngaj BE-së. Ai gjithashtu pohoi se qeveria është e bindur se gjeorgjianët do të tregojnë një “përgjegjësi të jashtëzakonshme në pranimin e këtij rezultati dhe arritjeje historike, dhe do të respektojnë me përpikmëri ligjiet e vendeve pritëse”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twenty + nine =