A duhet hetuar ministri i shkarkuar Manjani për fshehje të fakteve

KronikeKryesore
221
0
sample-ad

Gjatë konferencës së sotme të shtypit Ylli Manjani, ministri sakaq i shkarkuar i Drejtësisë, por i gjendur ende në detyrë, ndër të tjera zbuloi edhe disa fakte kompromentuese, që parë në aspektin juridik përbëjnë vepër penale. Kështu ai përmendi disa “…llokma korupsioni që ndahen në qeveri”, duke qenë dëshmitar i drejtëpërdrejtë për praninë e korrupsionit në piramidën qeveritare, por edhe duke lenë të nënkuptuar se ai disponon fakte e prova që e vërtetojnë këtë fenomen. Se për çfarë e për kë e kishte fjalën ministri Manjani këtë e di vetëm ai. Por duke qenë se korrupsioni është gjymtyra kryesore, që prej dekadash po e mban larg integrimit Shqipërinë, dhe lufta kundër tij gjendet në krye të axhendës së organeve e insititucione kompetente, është detyrë e këtyre të fundit ta marrin nën hetim ish ministrin për ti administruar faktet që ai fsheh. Dhe këtu nuk e kemi fjalën vetëm për Prokurorinë por edhe për shërbimet inteligjente etj. Sepse, në vijimësi të deklaratave të bëra në konferencën e shtypi të orës 13.00 të të hënës, ish ministri i Drejtësisë foli edhe për ca të dhena që i janë ofruar atij personalisht nga shërbimet partnere, lidhur me orgjitë e disa ministrave në hotelin pronë të Klement Balilit, të njohur me nofkën “Eskobari I Ballkanit”.

“Shërbimet partnere më kanë informuar se ministrat flinin me dashnoret në hotelin “Santa Quaranta” të Klement Balilit”, ka thenë Manjani pa iu referuar specifikisht për cilët shërbime sekrete e kishte fjalën.

Sikurse deklarata për korrupsionin në qeveri edhe kjo e ministrave sojsëzë që tradhëtojnë gratë duke fjetur me dashnoret në hotelin “Santa Quaranta” kanë goxha peshë specifike në moralitetin e kabinetit qeverisës. Si të tilla ato jo vetëm e veshin ish ministrin Manjani me përgjegjësinë për ti publikuar burimet e informacionit, por e veshin me përgjegjësi penale edhe për faktin se kur e ka ditur prezencën e përgjimeve të të huajve në territorin shqiptarë përse nuk ka informuar në instancat kompetente të shtetit të cilit i shërben?Sepse vërtetë si kanë mundur këto shërbime inteligjente të survejojnë brenda territorit të një vendi orgjitë e ministrave dhe këtë ia kanë raportuar vetëm ministrit të Drejtësisë, institucionit jo homolog të tyre.Gjë që edhe mund të jetë e vërtetë, mirëpo përse më pas ish Ministri nuk e ka përcjellë informacionin atje ku duhet? Janë pyetje të cilave vetëm një hetim serioz mund tu jap përgjigje serioze për të nxjerrë të vërtetën e ish ministrit, që u hodh përpjetë e nisi të denoncojë vetëm kur iu hoq kolltuku i postit në qeveri në qeverinë Rama.

Shtypi.net/ EKLSKLUZIVE/     

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × 1 =